Ndotet bregdeti i Durrësit, shkak
shkarkimi i vajrave të anijeve 

Ndotet bregdeti i Durrësit, shkak<br />shkarkimi i vajrave të anijeve 
Rikthehet ndotja në bregdetin e Durrësit, teksa një anije dyshohet se ka shkarkuar në det vajin e djegur të motorit.
 
Gazetari, Ilir Mati, ka sjellë nga Durrësi disa pamje filmike që sipas tij janë realizuar orët e para të mëngjesit të sotëm.
 
Në këto pamje që janë marrë pranë vendit të quajtur Ura e Dajlanit duket prani e qarte e vajit të djegur të motorëve të anijeve, që është shkarkuar ne det.
 
Report tv ka tentuar të kontaktojë me Agjencinë për Mbrojtjen e Bregdetit, por ende s’ka marrë asnjë përgjigje nga ky institucion, ndonëse ka cuar në terren ekspertet.
 
Ndërkohë kamera e Report tv ka shkuar edhe pasditen e sotme ne bregdetin e Durrësit ku duket se ka një përmirësim të gjendjes.
 
Sakaq duhet një reagim i ekspertëve të mjedisit për të hedhur më shumë dritë lidhur më këtë incident me pasoja të rënda për mjedisin.
 
Kujtojmë që rreth një vit më parë dy anije një greke dhe një italiane kanë derdhur vajin e motorit në bregdetin e Durrësit. Asokohe u vu në lëvizje policia dhe prokuroria.

durres ndotja bregdeti

durres ndotja bregdeti

durres ndotja bregdeti

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë