Ndotja e mjedisit, Koka: Kontroll
makinave të vjetra e karburanteve
Ministri i mjedisit, defter Koka ka bërë publike disa nga vendimet që do të ndërmeren në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në Francë për ngrohjen globale. Ato kanë të bëjnë me transportin dhe hidrokarburet.
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka bërë publike disa nga vendimet që do të ndërmerren në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në Francë për ngrohjen globale. Ato kanë të bëjnë me transportin dhe hidrokarburet.
Ministri Koka e konsideron si shqetësuese cilësinë e ajrit në disa zona në kryeqytet, ku si shkak kryesor rendit automjetet shumë të vjetra që qarkullojnë në rrugë si dhe cilësinë e dobët të karburantit që ato djegin.
Sipas Kokës, do të intensifikohet puna e institucioneve për kontrollimin e automjeteve dhe marrjen e masave për të gjitha automjetet që janë mbi 9 vjeçare, ndërkohë që për automjetet e tjera duhet me patjetër që të pajisen me katalizatorë.
Koka, i cili ishte i pranishëm në takimin në Francë, ku u nënshkrua edhe marrëveshja mbi ngrohjen globale, tha se sfidë mbetet shtimi i sipërfaqeve të gjelbëruara si dhe ndryshimet e kërkuara në fushën e ndërtimit.
Ministri i Mjedisit Lefter Koka përshëndeti arritjen e marrëveshjes globale të Konferencës së Palëve në Paris.Ai e cilësoi arritjen e kësaj marrëveshjeje si historike, e cila do të sjellë, një klimë më të sigurtë për planetin, jo vetëm për qytetarët e sotëm por edhe brezat që do të vijnë.
"Jam i bindur që kjo është një sfidë globale, por nga ana tjetër Shqipëria dhe qytetarët shqiptarë do të mund të japin një rol pozitiv, në këtë sfidë globale dhe të konsiderohemi si kontribues të një mjedisi më të shëndetshëm dhe jo si dëmtues të mjedisit”.
Ai tha se kjo është një sfidë globale, por "Shqipëria do mundet të japë rol pozitiv për të qenë kontribuues për mjedis të shëndetshëm, pasi Shqipëria ka emetim të gazrave serë prej 1.4 tonë për frymë".
Pakti global i arritur në Paris parashikon strategjinë afatgjatë për mënyrat si shtetet do përballojnë ndryshimet klimatike që synon të pakësojë ndjeshëm rreziqet dhe ndikimet nga ndryshimi i klimës, kufizimin e emetimeve të gazeve me efekt serë në atmosferë, si dhe qëllimin final për mbajtjen e ngrohjes globale nën 2 gradë Celsius, me objektivin ambicioz që të mbahet në 1.5 gradë Celsius, kjo pa cënuar natyrën ligjore të Kontributeve në kuadër të miratimit të një instrumenti ligjor.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
51.5%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 33
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën
25 Nëntor, 08:21
-
Data për zgjedhjet 2025/ Presidenti Begaj fton në presidencë përfaqësuesit e PS, PD e kreun e KQZ! Demokratët kanë refuzuar ftesën
25 Nëntor, 08:20
-
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash në Lituani
25 Nëntor, 08:16
-
Lufta/ Borrell: BE gati të sigurojë 200 milionë euro për ushtrinë libaneze
25 Nëntor, 08:12
-
Lufta/ Nënpresidenti i Këshillit të Sigurimit rus: Evropa rrezikon dëme katastrofike nëse vazhdon të mbështes Ukrainën
25 Nëntor, 07:59
-
Afera 'Partizani’/ Sot seanca paraprake në GJKKO për ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin dhe 3 të tjerët! Vendoset nëse dosja kalon për gjykim
25 Nëntor, 07:48
-
Media spanjolle ‘El Periódico’: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një perlë me peizazhe spektakolare dhe qytete historike
25 Nëntor, 07:37
-
Diell dhe temperatura deri në 15 gradë, parashikimi i motit për sot
25 Nëntor, 07:14
-
Ditë ideale për njohje dhe bashkëpunime të reja, çfarë kanë rezervuar yjet për sot
25 Nëntor, 07:06
-
Mero Baze: ‘Antimitingu’ dhe ‘rrahja’, identiteti primitiv i Sali Berishës
25 Nëntor, 07:03
-
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës
24 Nëntor, 22:57
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56