Ndotje alarmante në fshatrat e Bashkisë Dimal, banorët: Mbetjet urbane nuk pastrohen prej disa muajsh

Plehrat në fshatrat e bashkisë Dimal janë kthyer në një shqetësim serioz për banorët e këtyre zonave. Kontejnerët e tejmbushur derdhen në rrugë. Mbetjet urbane, ato bujqësore si dhe kafshë të ngordhura i shikon kudo, pranë banesave, shkollave dhe kanaleve vaditëse.

“Mbetjet kanë shumë kohë që nuk pastrohen. Ne paguajmë taksa por jetojnë më një mjedis pa higjienë”, tha një banore.

Në të gjithë fshatrat e njësisë administrative Poshnje dhe Kutalli, mbetjet nuk pastrohen nga ndërmarrja e punëve publike. Banorët shprehen se askush nuk dëgjon zërin e tyre megjithëse kanë trokitur në dyert e Bashkisë Dimal.

“Nuk vijnë fare këta të bashkisë të pastrojnë. Taksat i marrin ata, ne po na sëmuren fëmijët. Nuk punojnë fare”, thanë të tjerë banorë.

Mbeturina të shumta gjenden dhe në dy anët e rrugëve nacionale Dimal -Fier dhe Dimal -Lushnje. Në disa zona plehrat hidhen në kanale dhe lumë, duke e bërë situatën akoma më kritike, pasi uji përdoret për vaditje.

“Jemi ankuar disa herë, por asgjë s’ndryshon këtu”, shprehen ata.

Banorët shprehen se pastrimi bëhet shumë rrallë, ndoshta një herë në tre muaj por ka dhe fshatra si Kuçi ku plehrat nuk pastrohen asnjëherë. Banorët pohojnë se kur vijnë punëtorët e bashkisë marrin një skrep dhe i hedhin në lumë, duke ndotur ujin. Sipas tyre, kryebashkiakja Juliana Mema nuk i përgjigjet ankesave të tyre, ndërsa ndotja vazhdon të jetë alarmante prej disa muajsh. Deri në publikimin e këtij lajmi nuk pati një reagim nga Bashkia e Dimalit, e cila ka për detyrë evadimin e mbetjeve urbane.

R.D/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Poshnjari: 18/01/2025 19:29

    Turp vetem turp per bashkiaken te gjithra fshatrat i ka lene ne duart e zotit poshnja e vogel si mos me keq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj: ‘Antologji poetike’ e Naim Frashërit, ‘Po ti, kush je?’ dhe ‘Epoka e inteligjencës artificiale’! 2 poezi te ‘Melodia e Vargut’

‘Në Librari’ me 3 tituj: ‘Antologji poetike’ e Naim Frashërit, ‘Po ti, kush je?’ dhe ‘Epoka e inteligjencës artificiale’! 2 poezi te ‘Melodia e Vargut’