TIRANË - Mbrëmjen e sotme Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako në një takim me drejtuesit e Policisë në qarqe, krahas detyrave për të rritur parametrat e rendit e sigurisë, efikasitetin në lufte ndaj krimit të organizuar, kultivimit dhe trafikimit të  bimëve narkotike, ka prezantuar dhe një serë lëvizjesh të drejtoreve dhe zëvendësdrejtorëve të policisë në disa qarqe.
 
Ndryshimet në drejtuesit e policisë në qarqe.
Drejtues Kastriot Skënderi deri tani Drejtor i Policisë së Qarkut Gjirokastër, transferohet dhe emërohet Drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Drejtorinë Rajonale të Kufirit Tiranë.
 
Fran Kaçorri deri tani Drejtor i Kufirit Tiranë emërohet Pedagog në fakultetin e sigurisë publike në Akademinë e Sigurisë.
 
Arianit Arapi deri tani Drejtor i Forcës së Posaçme operacionale  në Policinë e Shtetit emërohet Drejtor i Policisë së Qarkut Gjirokastër.
 
Artion Duka, Shef komisariati nr. dy Tiranë përkohësisht komandohet Drejtor i Forcës së Posaçme Operacionale.
 
Ajet Zyberi, Drejtor i Policisë së qarkut Lezhë  transferohet  Drejtor i Policisë së qarkut Korçë.
 
Edmond Tarkaj Drejtor i Qarkut Korçe transferohet e emërohet Drejtor i policisë së Dibrës.
 
Alban Çela, Drejtor i Policisë së qarkut Kukës transferohet Drejtor i Policisë së Lezhës.
 
Perlat Vatoci deri tani Drejtor i Policisë se qarkut  Dibër transferohet Drejtor i Policisë së qarkut Kukës

Ndryshimet e zvendës drejtorëve të policisë në disa qarqe
Shkëlqim Pepkola, zëvendësdrejtor për Krimet në Drejtorinë e  Policisë së  Lezhës  transferohet zëvendësdrejtor për krimet në Drejtorinë e Policisë Elbasan.
 
Skënder Hita, zëvendësdrejtor për Krimet në Drejtorinë e Policisë Fier transferohet zëvendësdrejtor për krimet ne Drejtorinë e Policisë Lezhë.
 
Ferdinat Mara, specialist në Drejtorinë e Krimit Ekonomik ne Drejtorinë e Policisë  së  Shtetit transferohet zevendesdrejtor për krimet  në Drejtorinë e Policisë se qarkut Fier.
 
Nikollaq Palla, zëvendësdrejtor për krimet ne Drejtorinë e Policisë së qarkut Elbasan transferohet specialist në drejtorinë për krimin ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

 
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)