Ndryshime në qeveri, Rama emëron zëvendësministren e re të Turizmit dhe Mjedisit

Ndryshime në qeveri, Rama emëron zëvendësministren e re të Turizmit dhe Mjedisit

Zv.ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Almira Xhambulla

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish ndryshime në qeveri. Ditën e sotme me vendim të Këshillit të Ministrave është emëruar zv.ministre e Mjedisit dhe Turizmit, Almira Xhembulla.

Xhembulla ka qenë deputete e Partisë Socialiste që ka dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Ndërkohë, nga posti i zv.ministres së Mjedisit dhe Turizmit do të largohet Ornela Çuçi.

KUSH ËSHTË ALMIRA XHEMBULLA

Almira Xhembulla ka lindur në Dibër, më 6 shkurt 1979. Ka përfunduar studimet e larta në degën Gjuhë-Letërsi në vitin 2001 dhe në 2013 ka kryer sudimet Master pranë Universitetit Europian të Tiranës, dega Marrëdhënie Publike/Politikë-Institucionale. Është trajnuar më tej në fusha të ndryshme ekspertize, si Avokatësi dhe Lobim në Oksford, “Zhvillimi i sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme” në Torino dhe shumë trajnime mbi menaxhimin e organizatave, zhvillimin rural dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore. Xhembulla ka punuar në sektorin e shoqërisë civile që nga viti 2002. Fillimisht ka punuar si oficere projekti për rininë pranë Qendrës së Edukimit dhe Komunikimit në Peshkopi, projekt danez.

Më vonë, në 2004 si Këshilltare për Avokatësinë dhe Lobimin pranë SNV Ballkan (Organizatë Hollandeze për Zhvillim). Nga 2012 ka punuar si këshilltare për Avokatinë dhe Çështjet Gjinore pranë Fondacionit Ndërkombëtar CNVP, ndërkohë që në 2017 doli deputete e Partisë Socialiste.  

Vendimi

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë