Vijonë ndryshimet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. "Shqiptarja.com" ka mësuar se me firmën e kryeprokurores, Arta Marku, prokurori Genti Osmani, nga sektori i trafiqeve kaloi te linja e korrupsionit dhe hetimit pasuror. Osmani është një nga prokurorët me karrierë në këtë fushe dhe anëtar i grupit hetimor të dosjes "Tahiri" dhe anëtar i grupit hetimor të dosjes "Babale", bashkëpunëtori i PD, Albert Veliu i cili pretendon se ka përgjuar Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. 

Te trafiqet është emëruar Anton Martini, një prokuror karriere që ka hetuar disa dosje të rëndësishme në këtë prokurori. Njëkohësisht Osmani do vazhdojë të jetë dhe Zv/Drejtues i Krimeve të Rënda. Linja e prokurorit Besnik Muçi, ajo për trafiqet, mbetet e palëvizur. Arenc Çela i shtohet kësaj linje pas largimit nga drejtimi i sektorit të hetimit pasuror.

Më herët, Arta Marku shkarkoi kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, i cili kaloi prokuror i thjeshtë, ndërsa në vendin të tij u emërua sih-prokurorja e Durrësit, Donika Prela.  

Lëvizjet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Genti Osmani - Nga sektori i trafiqeve, kalon te linja e korrupsionit dhe hetimit pasuror 

Anton Martini - Emërohet prokuror te sektori i trafiqeve 

Arenc Çela - Emërrohet prokuror te sektori i trafiqeve

Lëvizën më herët 

Besim Hajdarmataj - Nga drejtues i Prokurorisë, kaloi në prokuror i thjeshtë

Donika Prela - Emërohet drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda