Ndryshimet në kabinetin qeveritar, Braçe në ‘Kontrast’: Tani duhet të ishin të gatshëm për punë! Respekt për punën e Kushit

Deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv, ka komentuar ndryshimet e reja që bëri kryeministri Edi Rama në qeveri në asamblenë e PS-së. Braçe tha se tashmë këta ministra duhet të ishin të gatshëm për punë.

‘Këta ministra duhet të jetë në gatshëm për punë, këta ministra duhet të futen direkt në punë pasi është shtator. Nuk mendoj se ka kohë për të ndryshuar prap qeveri, kjo qeveri duhet të hyjë në punë që nga nesër të jetë në punë të të gjitha proceseve reformuese dhe në territor.’- tha Braçe.

Nga ministret e larguara Braçe vlerësoi punën e Evis Kushit.

‘Respekt për ish-ministren e Arsimit Evis Kushi, kam punuar me të dhe e di. Nuk dua që askush ta përjetoj si dramë. Është një proces krejt normal që sot je atje për arsye që mund të lidhen me mënyrën se si e ke përmbushur detyrën ose jo në politik ka plot mundësi të reja që të shërbesh kudo.’- tha Braçe.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama konfirmoi këtë të hënë 7 ndryshime në kabinetin qeveritar. Këto emra, kreu i qeverisë tha se do t’ia propozojë të martën Presidentit Bajram Begaj për dekretim.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emri: 04/09/2023 22:43

    Sa keq z.Braçe qe nuk qenkeni informuar per degradimin e arsimit shqiptar ku nxenesit pijne hashash pa problem dhe niveli i shume drejtuesve te shkollave eshte skandaloz.Perveç kesaj znj.Kushi ka qene indiferente ne problemet e arsimit ne DRAP in e Fierit ne kohen e Brunilda Dhamit qe eshte me dosje ne gjykaten e larte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?