Ndryshime në Policinë e Shtetit! Të GJITHË emrat e drejtuesve të rinj dhe të të larguarve

Me firmë të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, janë bërë ndryshime në nivel shefash komisariatesh në disa qarqe të vendit. Policia thotë në një njoftim zyrtar, se ndryshimet vijnë për t'i dhënë një impuls të ri punës së policisë në goditjen e krimit. Postet e reja i kanë marrë punonjësit e policisë që pas testimit, fituan ngritjen në gradë.

Të gjitha ndryshimet

Kryekomisar Edmond Meshini deri tani Shef i Seksionit të Patrullës se Përgjithshme në Komisariatin e Policisë nr 1 Tiranë, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit Nr.3 Tiranë;

Kryekomisar Arben Kalaja deri tani Shef i Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Vorë transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës;

Kryekomisar Vullnet Silaj deri tani Shef njësie në Repartin Special "RESI" Tiranë transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh;

Komisar Alfred Maksuti deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh transferohet dhe emërohet Shef ë Seksionit të Rendit Publik në Komisariatin e Policisë Pogradec;

Kryekomisar Aldi Mema deri tani Shef i Seksionit të Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Shijak transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Mat;

Kryekomisar Henerigert Mitri deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Mat transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Fier;

Komisar Ermal Lilaj deri tani Specialist në Departamentin e Policisë Kriminale transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Peqin;

Komisar Bilal Semanaj deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Peqin transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Cërrik;

Komisar Gazmend Demrozi deri tani  Shef Seksioni për Shërbimet Policore ne DVP Berat transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër;

Kryekomisar Alfred Cenaj deri tani  Shef i Sektorit të Komandës dhe Kontrollit në DVP Durrës transferohet dhe emërohet Shef ë Komisariatit të Policisë Mirditë;

Kryekomisar Medin Hasani deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Mirditë transferohet dhe emërohet  Shef i Komisariatit të Policisë Skrapar;

Kryekomisar Sokrat Gode deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Skrapar transferohet dhe emërohet  Shef i Komisariatit të Policisë Kuçovë;

Kryekomisar Elidon Çela deri tani  Specialist në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Tepelenë;

Kryekomisar Petrit Gjokaza deri tani Specialist në Departamentin e Policisë Kriminale transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Përmet.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës