Ndryshimet në qeveri, Blendi Klosi në Report Tv: Shkarkimi i Ahmetajt s'ka lidhje me hetimet e SPAK! Shteti po ndjek prioritetet

Ashtu si Edi Rama, sekretari organizativ i PS Blendi Klosi tha se ndryshimet në qeveri që u njoftuan ditën e sotme Vijnë në kuadër të zhvillimeve të reja për vendin tonë. Duke qenë se janë vënë në vijë punët për rindërtimin pas tërmetit të nëntorit 2019, prioriteti i qeverisë është sfida me krizën e energjisë dhe çelja e negociatave. Këto i cilësoi arsyet e ndryshimeve në intervistën në Report Tv për emisionin “5 pyetjet Ilir Babaramo”.

Sot u Belinda Balluku do të jetë numri 2 i qeverisë duke larguar nga ky post Arben Ahmetajn si dhe emëroi si kryenegociatore Majlinda Dhukën, një profil i lartë teknik, në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Zef Mazi. Për shkarkimin e Ahmetajt tha se nuk ka lidhje hetimi i SPAK për inceneratorët. Klosi shtoi se kjo është punë normale e një shteti që ndjek prioritetet e tij dhe kërkohet riorganizim në mënyrë që të mos çedojë puna. 

“Kryeministri e shpjegoi qartë se ajo cfarë bëmë me përballimin e krizës së tërmetit nga dita e parë hyri në një fazë që gjërat janë vënë në vijë. Të gjithë kryetarët e bashkive raportuan për një përfundim të aksionit të madh qeveritar në harkun kohor të pak muajve dhe kryeministri përcakton 2 sfida shumë të vështira për qeverinë, si energjia dhe duhet të përballemi me këtë dhe pas hapjes së negociatave, tani nuk kemi një pritje por një punë të madhe që duhet bërë nga çdo sektor për të raportuar në kuadër të përafrimit. Këto 2 prioritete i dhanë orientimin e ri që të shkojnë në këto drejtime. Kjo është punë normale e një shteti që ndjek prioritetet e tij ndaj kërkohet riorganizim”, tha Klosi duke thënë se ndryshimet nuk kanë të bëjnë me asnjë hetim të SPAK për inceneratorët.

Ndër të tjera u shpreh se ka vend për zvogëlimin e numrit të bashkive pasi do të ishte në të mirë të qytetarëve.

“Ka vend për zvogëlimin e numrit të bashkive. Ndarja do të ishte negative për komunitetin ku ndodh. E mira kolektive është që bashkimi bën vetëm mirë dhe një bashki e madhe e menaxhon më mirë territorin. Nuk e di pse opozita thotë se duhet të ketë më shumë bashki”, tha Klosi.

Një koment e kishte edhe për krizën në PD duke thënë se duhet të rrinë 2 javë në majën e Dajtit dhe të diskutojnë e më pas të zbresin me zgjidhjen e problemit. Sa i përket projektligjit për amnistinë fiskale, tha se ndihmon emigrantët dhe shtoi se të bësh punë në të zezë nuk do të thotë se është punë e zezë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:40
Amnistia fiskale, Klosi: Ka shumë emigrantë, nuk kam takuar njeri që të jetë kundër! Të punosh në të zezë nuk është punë e zezë

 

Projektligji i amnistisë fiskalë është komentuar nga sekretari organizativ i PS, Blendi Klosi në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo", ku tha se ka shumë emigrantë, ndërsa nuk konsiderohet punë e zezë nëse punon në të zezë.

 “Amnistia fiskale është një nga temat e forta në proces. Kështu është kur nuk merr pjesë në proces. Nuk ka pasur asnjë zë nga opozita. Aq shumë qytetarë thanë pro amnistisë fiskale. Të punosh në të zezë nuk është punë e zezë. Kur shtojnë pllaka në të zezë, e kanë të vështirë për leje pune. Problematika të njerëzve hallexhinj, janë përpjekur të punojnë dhe u kanë ngelur lekët. Ata kanë mbledhur lekët pa u licencuar dhe tani nuk mund t’i mbajnë këto para përjetësisht nën sëndukë.  Të mos tallemi me vuajtjet e tyre. Nuk kam takuar njeri që të jetë kundër këtij procesi lehtësues për kaq shumë shqiptarë emigrantë kudo në botë”, u shpreh Klosi.

Ora 22:27
Klosi për krizën në PD: Të rrinë 2 javë në majë të Dajtit, të zgjidhin problemin e të zbresin poshtë

 

Sekretari organizativ i PS, Blendi Klosi foli edhe për opozitën në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” duke sugjeruar që të mblidhen për 2 javë në malin e Dajtit për të zgjidhur problemin e tyre. Teksa përmendte zgjedhjen e presidentit Bajram Begaj, Klosi tha se PS fiton se punon, ndërsa PD nuk ka zgjidhur ende ngërçin e brendshëm. Megjithatë shpreh bindje se do të fitojnë edhe zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Ne zgjodhëm një personalitet që askush nuk ka çfarë të thotë nga pikëpamja e formimit, e jetës, e karrierës dhe të gjitha të bëjnë të mendosh se çfarë do të thotë “Pse e zgjodhët?” Ne do e zgjidhnim, ata nuk morën pjesë në proces dhe kur vjen tek gara elektorale thonë si fiton PS. PS fiton se punon. Ata tërhiqen sa këtu e sa atje.

Hallet e tyre t’i zgjidhin vetë ata. Ne i kemi kundërshtarë ata. Ta zgjidhin hallin, të ulen atje 5 burra apo gra. Të rrinë dy javë në majë të Dajtit, të zgjidhin problemin e të zbresin poshtë e të thonë kjo është zgjidhja e PD-së.

Pyetini ata se pse nuk mblidhen të gjejnë gjuhën për të zgjidhur ngërçin e Partisë Demokratike. Partia Demokratike nuk vjen kurrë në pushtet nëse e majta është e majtë. Ne përgatitemi për garën e radhës, ku do të fitojmë sërish. Jemi kaq pranë zgjedhjeve lokale dhe ata merren për të gjetur arsyet se pse do të fitojë sërish Edi Rama”, tha Klosi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vasil laci: 26/07/2022 11:08

    babezia per te vjedhur para qe ka kjo qeveri ja kalon edhe organizatave mafiose me te keqia,te thuash qe nje perosn nje shtron pllaka ne te zeze e ka te veshtire te deklaroj shuma 2 milion euro eshte te tallesh me inteligjencen e ketij popullim,por bravo ju qofte kur keni dele dhe jo njerez qe te ngrihen dhe tju vejne drune,maskarenj.ishalla ju zejn mallkimet e fukarenjve

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 26/07/2022 10:05

    Ik or klos ha no nje xham me kos,nga resorti bablokut,e mos na peshtiros vaktin. Ik re ik,mos u duk. Llar i neveritshem

    Përgjigju
  • Agim Anastasi: 26/07/2022 03:11

    Problemi eshte de HENES U DENUA ME BURG PER PARA TE DERGUARA NE TE ZEZE. PRA ligji nuk te lejon. Si medon Ti Z. KLOSI TA SHKELIM LIGJIN PER TE MBUSHUR TE ARDHURAT E BANKAVE NE SHQIPERI. NE NJE KOHE QE BANKAT NE BOTE FUKSIONOJ E NE IFORMALITET TI GARANTON SE NE SHQIPERI NUK KA PROBLEM.

    Përgjigju
  • B.D: 26/07/2022 00:17

    Aminstia fiskale është absurdi më i madh. Këto shuma që thoni ju nuk kanë asnjë lloj llogjike ekonomike. Pagën më të lartë neto qe e ka zvicra 6.000 dollarë neto në muaj dhe nuk del kjo vlerë që thoni ju 2 mil Eur. Ai duhet të mos ketë ngrenë e pirë për 27 vite me këtë pagë. Se për rroba dhe te tjerat le të ketë mbajtur ato… Ju përfundimisht jeni të cmendur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë