Klosi në '5 Pyetjet': Ndryshimet në kabinet për t’i dhënë një hov të ri qeverisë! Ministrat e rinj të emëruar kanë dhënë kontribut të çmuar në PS

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, i ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo në 'Report Tv' foli në lidhje me punimet e Asamblesë së PS-së dhe ndryshimet jo vetëm në qeveri, por edhe brenda kësaj force politike.

Sipas Klosit, Shqipëria në një dekadë qeverisje të PS dhe Edi Ramës ka ndryshuar shumë. Ai tha se ndryshimet e bëra sot janë për t’i dhënë një hov të ri qeverisjes së vendit, për të shkuar sipas tij në vizionin e Shqipërisë 2030.

“Shqipëria në një dekadë qeverisje të Edi Ramës dhe Partisë Demokratike ka ndryshuar. Ne sot patëm dy ndryshime shumë të rëndësishëm, edhe sekretarin organizativ të partisë, por edhe qeverisjes për ti dhënë një hov të ri. Ndryshime këto duke pasur në mendjen tonë vizionin e Shqipërisë 2030. Për të shkuar më pas në realizimin e objektivave tona që kryeministri i prezantoi sot në fjalën e tij gjatë asamblesë.”, tha ndër të tjera në fjalën e tij z. Klosi.

Klosi u shpreh se të gjitha figurat e emëruara sot në mbledhjen e Asamblesë si në krye të ministrive, ashtu edhe në pozicionet drejtuese të PS, janë emra që kanë dhënë një kontribut të çmuar prej vitesh në këtë forcë politike. Sipas Klosit, përderisa Partia Socialiste nëpërmjet metodës së saj duke alternuar brezat dhe ndryshuar pozicionet, po arrin të pëlqehet nga publiku, do të vijojë të ndjekë të njëjtën metodë, që po e çon gjithnjë drejt suksesit.

‘Të gjithë figurat e vendosura sot si në krye të ministrive, ashtu edhe në pozicionet drejtuese të Partisë Socialiste, janë emra që kanë dhënë kontributin e tyre në gjithë këto vite në këtë forcë politike. Përderisa PS nëpërmjet metodës së saj duke alternuar brezat, duke ndryshuar pozicionet, duke i dhënë gjithmonë vrull dhe energji qeverisë, arrin të fitojë dhe të pëlqehet nga publiku, dhe përderisa pëlqehet nga publiku, do të vijojë si e tillë. Kampi tjetër pastaj është histori krejt tjetër.”, deklaroi në lidhje me këtë çështje Blendi Klosi.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama konfirmoi këtë të hënë 7 ndryshime në kabinetin qeveritar. Këto emra, kreu i qeverisë tha se do t’ia propozojë të martën Presidentit Bajram Begaj për dekretim.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni