Ndryshimi i çmimit të biletave 
qeveria i kalon në dorë të bashkive

Ndryshimi i çmimit të biletave të transportit qytetas tani do të jetë në dorë të bashkive. Këshilli i Ministrave ka miruatuar një vendim për të kaluar këtë në dorë të bashkive. Me kërkesë të ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave shfuqizimin e  vendimit nr.637, datë 21.5.2008.
 
Tarifat e miratuara më parë  do të vazhdojnë të zbatohen deri në çastin e miratimit të tarifave nga këshilli bashkiak përkatës, por jo më shumë se një muaj nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.  
 
 
Kohë më parë Shoqata e Transportit Publik ka kërkuar rritjen e çmimit për trasportin urban ndërqytetas nga 30 në 50 lekë.
 

K R Y E M I N I S T R I 
EDI RAMA 
***
V E N D I M
PËR
 
SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR.637, DATË 21.5.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR NDRYSHIMIN E TARIFAVE TË TRANSPORTIT QYTETAS TË UDHËTARËVE, TË MIRATUARA ME VENDIMIN NR.146, DATË 26.2.1998, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, TË NDRYSHUAR”

 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 10, shkronja “c”, e 14, të ligjit nr.8308, datë 18.3.1998, “Për transportet rrugore”, të ndryshuar, dhe të neneve 121, pika 1, e 124, pika 1, të ligjit nr.8485, datë 12.5.199, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
1. Shfuqizimin e vendimit nr.637, datë 21.5.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për ndryshimin e tarifave të transportit qytetas të udhëtarëve, të miratuara me vendimin nr.146, datë 26.2.1998, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar”.
 
2. Tarifat e miratuara me vendimin nr.637, datë 21.5.2008, të Këshillit të Ministrave, do të vazhdojnë të zbatohen deri në çastin e miratimit të tarifave nga këshilli bashkiak përkatës, në përputhje me nenet 10 e 14, të ligjit nr.8308, datë 18.3.1998, por jo më shumë se një muaj nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.  
 
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.



 
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë

Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë