Vetëm për nacionalizëm nuk njihej Edi Rama deri pak vite më parë. Në fushatën zgjedhore të vitit 2009, kur Rama fliste përtej të majtës dhe të djathtës, kishte një perceptim në publik shumë më të ndryshëm nga ai që ka tani. Kufijtë e Ramës janë zgjeruar së tepërmi dhe duket se ndryshimi nisi para zgjedhjeve të 2013-ës, kur Rama zgjodhi të udhëtonte edhe në Preshevë dhe të ndalej fort te Kosova. Panatyrshmëria e tij në lidhje me nacionalizmin erdhi e u shua deri në pikën kur të gjithë u ekzaltuan nga sikleti që kryeministri i Shqipërisë i krijoi homologut të tij serb Vuçiç.
Edhe sikur të ishin marrë vesh më herët për të sajuar një situate, ku Rama dhe Vuçiç do të shfaqeshin si heronj në vendet e tyre, ngjarja nuk do të dilte kaq e përkryer, sa doli. Rama u prit si heroi që “ia plasi” në sy të vërtetën e patjetërsueshme të Kosovës në mes të Serbisë dhe Vuçiç doli si hero në vendin e tij, kur kënaqi zemrat e serbëve duke ripohuar se Kosova është Serbi.
Kreditet e Ramës në publikun në Shqipëri, Kosovë e Preshevë, në mesin e shqiptarëve, janë rritur jashtëzakonisht shumë, aq sa kanë arritur të sfumojnë dukshëm problemet reale në Shqipëri. Varfëria, papunësia, ekonomia që mezi po ringrihet, por edhe pakënaqësia gjithmonë në rritje e atyre që shpresonin punësim të shpejtë për shkak të angazhimit të tyre në fushatë përkrah PS. Nga ana tjetër, shumë pak po shohin atë që mund të quhet divergjencë brenda koalicionit mazhoritar.
Divergjencë, që nuk duket aspak kërcënuese për mandatin qeverisës, por që paraqet një ndryshim qëndrimesh. Deklarimet e Brahos, apo shakatë e Metës për mandatin e deputetit të Brahos, nuk janë thjesht batuta pa paramendim. Ato perceptohen edhe si sinjale të qarta se boshti i aleancës që fitoi zgjedhjet, PS-LSI, nuk duhet zhbalancuar. Në Kuvend, deputetët e LSI-së kanë zëvendësuar dukshëm opozitën dhe në disa raste ministrat socialistë janë përballur me kritikat e LSI për çështjen e buxhetit dhe veçanërisht për industrinë fasone. Në heshtje, ndërkohë, ka mjaft divergjenca, që vijnë në nivelet e treta e më poshtë, mes funksionarëve të emëruar nga PS dhe LSI.
Por, deri më tani, dy liderët e mazhorancës, Rama dhe Meta, kanë mbajtur nën kontroll emocionet e pasuesve. Marrëveshja mes tyre duket qartazi se ka synime afatgjata, edhe pse qëndrimet shpesh nuk janë të njëjta apo të përafërta. Pamja e re e Ramës prej patrioti është bashkëngjitur me sukses me imazhin e tij të vjetër prej lideri radikal në ndryshimet që realizon dhe mospajtues me status quo-në e sistemit aktual, të kalbur në të gjitha drejtimet. Kjo përzjerje krijon atë optimizëm, që po zhbëhej pas zgjedhjeve dhe që do t’i shërbejë mazhorancës PS-LSI në zgjedhjet e ardhshme vendore.
Rilindja e Bashës
Përballë vrullit të Ramës dhe qetësisë e sigurisë - gati matematikore - të Metës, ndodhet kreu i ri i PD, Lulzim Basha. Vizita e Ramës në Beograd ishte një nga rastet e opozitës, që të bëjë opozitë, duke kritikuar kryeministrin, por PD, partia më e madhe e opozitës, ende nuk është formësuar qartazi, ndërsa ka zëra që nuk ndjekin aspak linjën zyrtare të partisë.
Kur zëdhënësat e PD, deputetët pranë Bashës dhe vetë Berisha kritikonin ashpër Ramën, për atë që e komentuan si dështimin e një vizite të përgatitur keq në Beograd, Astrit Patozi, ish-nënkryetar i PD, ish-kryetar i grupit parlamentar dhe deputet në PD lëshon “dronin”. Patozi deklaroi se vizita e Ramës në Beograd është e paqortueshme.
Do të mjaftonte kjo tablo publike, që të tregojë se PD ende nuk është formatuar për garën e ardhshme elektorale. Procesi i kthimit të Bashës në lider dhe rilindja e vetë PD-së është ende në proces. Basha, me një veprim komentuar si të drejtë, riorganizoi tërësisht administratën drejtuese të PD, duke lënë larg “klasikët” e qeverisjes 8-vjeçare dhe opozitës 8-vjeçare. Pas 16 vitesh aktivë në politikë, Patozi, Topalli, Bode etj e shohin veten në pension politik. Shumë deputetë të tjerë nën zë përmendin mundësinë e krijimit të një tjetër force politike të djathtë.
Situata është gati e ngjashme me momentin kur Rama mori PS-në. Ndërhyrja e tij energjike solli në krye shumë emra të rinj dhe detyroi shumë të vjetër të largoheshin, duke krijuar disa partiza të vogla. Edhe Basha mund ta provojë shijen e tentativës për ndarje të partisë që drejton. Por kjo nuk është aq e rrezikshme për PD-në, saç do të ishte lënia në mes e reformës dhe ndryshimit, apo rilindjes së partisë më të madhe në opozitë. Largimi i PDIU nga opozita, qëndrimi i atrofizuar i një grupi deputetësh, mund të fitojnë trajtat e një problem, nëse reforma, e nisur thellë në strukturat e PD-së, nuk vazhdon, e fortë, edhe në bazë.
Basha po nis një tur lëvizjesh në rrethe, të ngjashme me një minifushatë, që po kanalizon qartazi të pakënaqurit nga reformat radikale të Ramës. Denoncimi i emërimeve të personave me të kaluar kriminale, denoncimi i rasteve të selektimit të ndërtimeve pa leje që duhen prishur apo teprimi me “dhunën” shtetërore në aksionin për mbledhjen e pagesave të OSHEE, janë një rrugë e mirë opozite, e cila duhet të kthehet në Kuvend. Por rikthimi sjell në vëmendje të njerëzve faktin që ekzistojnë dy PD, e para, ajo që Basha po ndërton në selinë e re të partisë dhe një tjetër, që ekziston në mesin e deputetëve të PD-së.
Gjasat janë që, deri në përfundim të procesit të organizimit të parties, deputetët e djathtë do të qëndrojnë jashtë Kuvendit. Pjesa më e madhe e kërkesave të opozitës janë plotësuar dhe, në shkëmbim të rikthimit në Kuvend, mazhoranca është gati të bëjë lëshime të reja. Ajo që pengon tani opozitën të rikthehet nuk është më “arroganca”, “dhuna” apo shkelja e marrëveshjeve nga mazhoranca, por divergjencat e qarta, që një grup deputetësh të PD kanë me lidershipin e tyre në procesin e organizimit të partisë.
Mbajtja jashtë Kuvendit i heq grupit anti-Basha mundësinë për t’u evidentuar, për të bërë presion apo për të ushtruar ndikim në procesin politik shndërrues që ka nisur në Partinë Demokratike. Proces, i cili, sa më i thellë dhe më i shpejtë të jetë, aq më i mirë do të rezultojë për vendin.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 14 Nëntor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com