Ndryshojnë rregullat e karantinës në fundjavë/ Ushqimoret dhe farmacitë hapur të shtunën, të dielën shëtitje pensionistët dhe familjarët

TIRANË- E ndryshme do të jetë kjo fundjavë e parë e muajit maj.

Të moshuarit kanë fituar liri dalje jo vetëm të shtunën por edhe të dielën deri në orën 10:00. Përgjatë këtyre dy ditëve fëmijët deri në 14 vjec do të kënë në krah jo vetëm nënën por edhe babain për të shëtitur nga ora 11:00 deri në orën 17: 30. Jo vetëm kaq por e shtuna do të vazhdojë të jetë një ditë blerjesh të ushqimeve dhe ilaceve.

Rregulli i ri i i njoftuar nga kryeministri lejon të qëndrojnë hapur deri në orën 17.30 dyqanet ushqimore dhe farmacitë. Të gjithë bizneset e tjera do të jenë të mbyllura deri ditën e hënë, përfshirë furrat e bukës dhe tregjet e fruta perimeve.

Lëvizja do të bëhet në këmbë pasi automjetet private do të vazhdojnë të qëndrojnë të parkuara, përvec atyre që kanë autorizimin përkatës në fundjavë. Ndryshimet e reja shërbejnë edhe si një test për të gjithë shqiptarët, sa të kujdesshëm do të jenë për të ruajtur distancimin social duke u shndrruar në rojtarë të shëndetit të tyre dhe familjeve.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gezim: 01/05/2020 15:23

    Duket shume qesharake.njerzit jane ne karantine,dhe nga karantina dalin me dite te caktuara,sipas seksit,moshave,kategorive etj.jetojne brenda dhe me urdher nga lart dalin,kur dalin rrine grumbull,pa Nasa mbrojtese dhe per kte duket se nuk ka problem.po pse ore ju mer leje ju kjo pandemi apo epidemi?se nga menyra se si udhezohen ne forme urdherese keto rregulla,nga menyra se si pershkruhet virusi dhe si funksionon hyrje-dalje,duket se virusi mer leje te E Albania per levizjen e tij.

    Përgjigju
    • Ermal: 01/05/2020 18:29

      Un sju kuptoj. Hall me ju mbyll nshpi hall mu ju lan me dal ne fundjave. Shqiptari ka ankesa per cdo situate. Nuk thu shyqyr qe po i len me dal edhe ne fundjave,jo po pse sipas gjinise moshes etj. Nqs je pensionist ose prind,lum si ti qe ke te drejt me dal. Delni e mos u ankoni kot

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det, u arrestua sot! Do i vendosnin tritol anijes 'Finikas Lines', ishin konkurentë në linjën Sarandë-Korfuz