Ndryshon ligji për pijet energjike dhe ato me gaz, prindërit mirëpresin vendimin: Janë të dëmshme

Ligji për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi alkoolit ka pësuar disa ndryshime që pritet të votohen në parlament të enjten e 25 Tetorit. Ndryshimet synojnë  ndalimin e  konsumit të  pijeve energjike dhe me gaz për të rinjtë nën moshën 18-vjeç. Për Report Tv, të rinjtë pranojnë se këto pije janë të dëmshme dhe sjellin probleme shëndetësore.

Unë për vete jam me alergji dhe këto më shkaktojnë edhe më shumë. Jam konsumues i pijeve energjike, edhe pijeve me gaz po deri diku jam dakord që të hiqen, por deri diku jo. Nuk është e thënë të ndalohen me ligj. Janë të mira pijet me gaz, nuk ka asgjë të keqe.

Të rinjtë

Ndërsa më entuziastë nga kjo nismë shprehen prindërit e të rinjve.

Shumë dakord, s’ka si mos të jem dakord.

Prindërit

Përveçse do të ndalohet shitja e pijeve energjike, ndryshimet  në ligj parashikojnë dënime  me gjobë për të gjithë personat madhorë, që ua ofrojnë të rinjve nën moshën 18-vjeç.  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Po tentonin të kalonin me gomone nga Franca në Angli, mbyten tre emigrantë

Po tentonin të kalonin me gomone nga Franca në Angli, mbyten tre emigrantë