TIRANE - Ndryshojnë rregullat e konkurrimit për t’u bërë pjesë në radhët e Policisë së Shtetit. Me një vendim të Këshillit të Ministrave, është urdhëruar të ndryshohet rregullorja e personelit të Policisë së Shtetit, duke vendosur kritere të reja për kandidatët e rinj, që bëhen pjesë e garës për të qenë mes radhëve të uniformave blu. Sipas vendimit më të fundit të qeverisë Shqiptare, 2 për qind e fituesve të kandidatëve në Policinë e Shtetit, duhet të jenë patjetër nga pakicat e minoriteteve.
Në vendimin e qeverisë nuk qartësohet se kush nga kandidatët e minoriteteve duhet të favorizohet më tepër në konkursin e policisë, por qartësohet se kuota duhet të jetë patjetër 2 përqind edhe nëse kjo kuotë nuk plotësohet me fitues, atëherë duhet patjetër që numri të plotësohet me kandidatët e mëposhtëm që qëndrojnë në listë, të cilët nuk janë shpallur fitues. Duket se ky kriter është kushtëzuar si një ndër pikat e Bashkimit Europian, të vëna për Ministrinë e Brendshme, lidhur me aplikantët për Policinë e Shtetit.
Pikat që ndryshojnë
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave në rregulloren e Policisë së Shtetit, miratuar me vendimin nr.804, datë 21.11.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa ku pika dy dhe tre ndryshojnë si më poshtë:“Rezultatet e testit me shkrim shpallen brenda të njëjtës ditë, kur zhvillohet testimi. Aplikantët që kanë marrë 50 për qind të pikëve të përcaktuara për testin me shkrim, njoftohen për të vazhduar procesin e testimit. Rezultatet e testit me shkrim ruhen në dosjen e aplikantit dhe përbëjnë 50 për qind të rezultatit të përgjithshëm të tij”. Ndërsa në pikën tre thuhet: “Aplikantët që nuk arrijnë 50 për qind të pikëve të nevojshme të testit me shkrim kanë të drejtë të riaplikojnë për t’u pranuar në Polici me shpalljen e radhës së vendeve të lira.”
Për minoritetet
Pas pikës 3, shtohet pika 4, në të cilën tregohet se:”Nëse për aplikantët që u përkasin minoriteteve, nga pikët e grumbulluara në testimin me shkrim nuk arrihet kuota prej minimalisht 2 për qind, sipas nenit 19, do të njoftohen për të vazhduar procesin e testimit kandidatët e tjerë, sipas rendit zbritës, pavarsisht pikëve të testimit me shkrim.” Ndërsa në pikën 5 nënvizohet se:”Minimalisht 2 për qind e kandidatëve që pranohen në Polici të jenë nga minoritetet. Kur në listën respektive nuk ka kandidatë të mjaftueshëm për të plotësuar këtë kuotë, deri në plotësimin e saj, kandidatët do të pranohen bazuar në listën e rezultateve të arritura sipas rendit zbritës, pavarsisht rezultatit të përgjithshëm të aplikantit.”

Shkrimi u publikua sot (2.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com