Ndryshon urdhri/ Kushtet e reja për pensionet e ushtarakëve, si përfitohet

Ndryshon urdhri/ Kushtet e reja për pensionet e ushtarakëve, si përfitohet

Ish-ushtarake

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka publikuar të plotë kushtet për përfitimin e pensioneve për ushtarakët dhe ish-ushtarakët. Janë 9 kategori që përfitojnë këtë lloj pensionit. ISSH sqaron gjithashtu se mund të përfitohet edhe pension i parakohshëm. “Pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi. Për burra: mosha 47 vjeç dhe jo më pak se 15 vite shërbimi. Për gra: mosha 42 vjeç dhe jo më pak se 12 vite shërbimi” – thotë Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

Nga skema suplementare e ushtarakëve përfitojnë: Ushtarakët e Forcave të Armatosura në RSH.  Punonjësit e Policisë së Shtetit. Punonjësit e Gardës së RSH. Punonjësit e Shërbimit Informativ të Shtetit. Punonjësit e Policisë së Burgjeve. Punonjësit e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit. Punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. Punonjësit e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.

Dokumentat
Drejtohuni në Agjencinë Lokale të Sigurimeve Shoqërore, ku ju keni vendbanimin, dhe pajisuni me dy format-kërkese. - Një format-kërkese e plotësuar paraqitet në strukturat, nga ku keni ndërprerë karrierën ushtarake dhe keni dalë në rezervë/lirim apo pension pleqërie. Kujdes! Për çdo përfitim, data e regjistrimit të kërkesës është e rëndësishme. Personi, që kërkon përfitimet jo më vonë se 1 vit nga data kur i lind kjo e drejtë, përfitimi i paguhet nga data e lindjes së të drejtës. Në raste të tjera, përfitimi paguhet nga data e paraqitjes së kërkesës për përfitim. 

Për përfitimin e pensionit të parakohshëm, bashkëlidhur kërkesës duhet të jenë: - Fotokopje e kartës së identitetit. - Deklaratë për punësimin (e përvitshme).  Vërtetim nga Zyra e Tatim-Taksave.  Vërtetim nga zyrat e punës si punëkërkues. Vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive. 

Për përfitimin e pensionit suplementar të pleqërisë, bashkëlidhur kërkesës, duhet të jenë: Fotokopje e kartës identitetit. 
Për përfitimin e pensionit suplementar të invaliditetit, bashkëlidhur kërkesës, duhet të jenë: Fotokopje e kartës identitetit. 
Për përfitimin e pensionit suplementar familjar, bashkëlidhur kërkesës, duhen: Certifikatë e vdekjes së personit. Fotokopje e kartës identitetit së përfituesit. Vërtetim për vazhdimin e shkollës për jetimët që kanë mbushur moshën ligjore për t’u punësuar. Deklaratë për punësimin apo aktivitetin ekonomik. 

Për përfitimin e pensionit suplementar familjar, kur ushtarakët humbasin jetën në detyrë apo për shkak të saj, bashkëngjitur kërkesës duhen këto dokumenta: Certifikatë e vdekjes së personit. Fotokopje e kartës identitetit se përfituesit. - Vërtetim i vazhdimit të shkollës për jetimët. Deklaratë për punësimin apo aktivitetin ekonomik.

Dy shembujt
Llogaritja e një pensioni suplementar të pleqërisë: PSP = PMRMN x VSH x 1%. PSP: Pensioni Suplementar i Pleqërisë. PMRMN: Paga Mesatare Referuese Mujore Neto. VSH: Vitet e Shërbimit Masa që rezulton nga kjo formulë nuk duhet të jetë më shumë se 50 për qind e pensionit të pleqërisë.

Shembull:
Ushtaraku  A.B. përfiton pension pleqërie sipas Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993, i ndryshuar, me datë fillimi 15 Shtator 2017 dhe masën 26,000 lekë në muaj. Ai ka 28 vite shërbimi si ushtarak dhe pagë mesatare referuese mujore neto 53,700 lekë në muaj.

Llogaritja e pensionit suplementar të pleqërisë bëhet në këtë mënyrë:
PSP = 53,700 lekë x 28 vite  x 1%  = 15,036 lekë / muaj
Por, pensioni suplementar i pleqërisë nuk duhet të jetë më i lartë se 50% e pensionit të pleqërisë që ushtaraku A. B. gëzon, në çastin e lindjes së të drejtës së pensionit suplementar. Ushtaraku A.B përfiton pension pleqërie në datën 15 Shtator 2017, në masën 26,000 lekë/muaj. Në këtë rast, pensioni suplementar i pleqërisë është sa 50% e pensionit të pleqërisë, pra 13,000 lekë / muaj. Pra, ish ushtaraku A.B. në datën 15 Shtator 2017 do të përfitojë pension suplementar pleqërie në masën 13,000 lekë lekë/muaj.

Si llogaritet pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi
Llogaritja e një pensioni të parakohshëm për vjetërsi shërbimi: PPVSH = PMRMN x VSH x 1.5%. PPVSH = Pensioni i Parakohshëm për Vjetërsi Shërbimi. PMRMN = Paga Mesatare Referuese Mujore Neto. VSH =  Vitet e Shërbimit. Por, në çdo rast, masa e pensionit të parakohshëm nuk mund të jetë më e ulët se pensioni bazë, i cili përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. Shembull:

Ushtarakut në rezervë/lirim D.N.  i lind e drejta për të përfituar pensionin e parakohshëm për vjetësi shërbimi më datë 20 Maj 2017. Ai ka 22 vite në shërbim dhe paga mesatare referuese mujore neto është 44,000 lekë në muaj. Llogaritja e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi bëhet në këtë mënyrë:

PPVSH = 44,000 lekë x 22 x 1.5%  = 14,520 lekë / muaj Por, në çdo rast, masa e pensionit të parakohshëm nuk mund të jetë më e ulët se pensioni bazë, i cili përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me Ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. Në rastin konkret masa e pensionit bazë më datë 20 Maj 2017 është 13,014 lekë në muaj, pra masa e llogaritur e PPVSH do të jetë 14,520 lekë në muaj. Pra, ish-ushtaraku D.N. në datën 20 Maj 2017 do të përfitojë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 14,520 lekë / muaj.

Nga skema suplementare e ushtarakëve përfitojnë: 

Ushtarakët e Forcave të Armatosura 
Punonjësit e Policisë së Shtetit
Punonjësit e Gardës
Punonjësit e Shërbimit Informativ të Shtetit
Punonjësit e Policisë së Burgjeve
Punonjësit e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit 
Punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm
Punonjësit e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes


 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu në Report TV: “Paketa e maleve” pozitive, por jo të gjithë emigrantët mund bëjnë bujtina apo hotele! Duhen oferta për kthimin e profesionistëve

Kreshnik Spahiu në Report TV: “Paketa e maleve” pozitive, por jo të gjithë emigrantët mund bëjnë bujtina apo hotele! Duhen oferta për kthimin e profesionistëve