Në 1995 e quajti spiun i sigurimit të Shtetit dhe bashkëpunëtor i Ramiz Alisë' - Berisha para dhe pas vdekjes së Azemit

Në 1995 e quajti spiun i sigurimit të Shtetit dhe bashkëpunëtor i Ramiz Alisë' -  Berisha para dhe pas vdekjes së Azemit

Sali Berisha

Për qëllime politike dhe propagandë Berisha harroi përjashtimin e Azem Hajdarit në vitin 1995 nga Partia Demokratike pasi e akuzonte si spiun të Sigurimit të Shtetit.

E sot i pranishëm në një takim në departamentin Brain Gain dhe Ekselenca në selinë e PD  me temë; “Në kërkim të simboleve: Azem Hajdari si simbol i lirisë”  i thuri lavde duke e quajtur njeriun që ka luftuar më shumë për lirinë e shqiptarëve.

Por Berisha e di mirë, se “po harrove të shkuarën, të ardhmen nuk e ke kurrë të sigurtë dhe kjo është e provuar me qindra herë në histori”

Çfarë tha dje?

Shqiptarja.com po sjellim në vëmendje edhe një herë një pjesë nga fjala e Sali Berishës e pasqyruar në gazetën Rilindja Demokratike, ku Berisha e akuzonte Azem Hajdarin si spiun të Sigurimit të Shtetit.

Sipas dokumentit, Berisha e akuzoi Azem Hajdarin se kishte dy fytyra: një lider i mitingjeve që mobilizonte masat dhe një tjetër, që në jetën private kishte lidhje me figura të njohura të Sigurimit të Shtetit, si Irakli Koçollari, dhe që ishte një "shërbëtor i Ramiz Alisë".

Çfarë tha sot  

Ramiz Aliaj informohet menjëherë se, studentët janë në protestë dhe kërkojnë takim, pranon takimin dhe nuk i pret në Komitet Qendror, por i pret në universitet. Dhe këta shkojnë në Universitet...Dhe Azem Hajdari i thotë, na thuaj ku e ke qëllimin dhe fjala e tij; nuk kemi dalë për një gojë çaj.  Kemi dalë për atë që duhet dalë, pra për qëllime politike. 
...
Askush nuk ka bërë për lirinë e shqiptarëve, si individ, sa ç’ka bërë Azem Hajdari. Pra ky ishte një njeri i shndërrimit të të pamundurave në të mundura. Do ta mbyll këtë me bindjen më të madhe se, Azem Hajdari sot është një burim frymëzimi më i madh se kurrë për tu përballur me këtë diktaturë dhe rikthyer lirinë shqiptarëve.

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës, Erion Braçe: Të bllokosh Tiranën, njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes

Protesta e opozitës, Erion Braçe: Të bllokosh Tiranën, njësoj si ato makinat e ekstremisteve që hyjnë në tregjet e krishtlindjes