Në 2015 vrau 16-vjeçarin për t'i grabitur Rolex-in dhe varësen e floririt, Prokuroria e Lezhës kërkon burg përjetë për Kristian Cenajn

Kristjan Cenaj i vënë nën akuze për vrasjen dhe zhdukjen e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj në Kurbin, rrezikon dënimin me burgim të përjetshëm. Kjo masë dënimi është kërkuar nga prokurori i Lezhës Françesk Ganaj, i cili dha ne gjykate konkluzionet përfundimtare në lidhje me këtë çështje.

Sipas organit të akuzës është arritur të provohet se 31-vjeçari Cenaj është autori i ngjarjes, duke konsumuar veprën penale të "Vjedhjes me pasoje vdekjen”, ndërsa vetë i akuzuari ka mohuar ne vazhdimësi të ketë lidhje me krimin makaber i cili ka ndodhur me qëllim grabitjen e adoleshentit, pasi ai mbante me vete nje ore ROLEX.

Tashmë do të jetë trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Aldi Kareco e cila do të vendose, për fatin e 31-vjeçarit Kristjan Cenaj, i cili ndodhet në paraburgim që prej muajit tetor të vitit 2022, kur u arrestua nga policia me kërkesë të prokurorisë.

Vrasja e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj u zbardh 4 muaj pasi ju gjetën eshtrat të groposura në një zonë me ferra dhe shkurre në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin, dhe 7 vite nga zhdukja e tij.

Autori i dyshuar i ngjarjes Kristjan Cenaj ishte mbajtur nën vëzhgim që prej muajit gusht të vitit 2022 dhe u prangos në aeroportin e Rinasit ku po kthehej nga Italia ku jetonte prej vitesh, pasi do të shkonte në dasmën e një të afërmi të tij. Ndërkohë nga ekspertiza mjeko-ligjore rezultoj se 16-vjeçari Maringlen Gjonaj është goditur me sende të forta në kokë, çka i shkaktoi vdekjen dhe pastaj është groposur në vendin ku ka ndodhur krimi i rëndë.

M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!