Afro 4 milionë euro ka përfituar pushteti vendor gjatë vitit të kaluar prej bumit turistik, duke u rritur me 1.1 milionë euro në raport me vitin 2022, kur 61 bashkitë e vendit mblodhën në total nga taksa e fjetjes së hotele vetëm 2.8 milionë euro.
Taksa e fjetjes në hotel që varjon nga 35 lekë deri në 350 lekë, në varësi të vendit të akomodimit dhe bashkisë, përfshihet në faturën që paguan qytetari për dhomën e hotelit, por ekspertët e sektorit pohojnë se në shumicën e rasteve hotelet apo strukturat e tjera nuk presin faturë për dhomën.
Informaliteti në sektorin e turizmit dëshmohet edhe nga shifrat e INSTAT, pasi vjet nga 10.1 milionë turistë që vizituan vendin, vetëm 1.4 milionë jo-rezidentë janë akomoduar në strukturat tona akomoduese, duke ngritur pikëpyetjen se ku fjetën pjesa tjetër. Qëndruan në strukturat akomodusese që ushtrojnë aktivitet të pa-regjistruara apo bizneset nuk deklaruan numrin real të pushuesve që kanë pritur?
E njëjta situatë vijon edhe këtë vit, pasi në tre muaj në vend erdhën 1.5 milionë të huaj, ndërkohë që në strukturat akomoduese kanë fjetur vetëm 172 mijë jo-rezidentë.
Nëse sektori do të ishte i formalizuar, dhe bizneset do të deklaronin numrin real të pushuesve që akomodojnë, dhe netët e tyre të qëndrimit fitimi i bashkive do të ishte shumë më i lartë nga taksa e fjetjes në hotele.
Për të shmangur evazionin Ministria e Turizmit pati paralajmëruar ndryshim të mënyrës se si mblidhet kjo taksë, duke vënë në funksion të një sistemi transparent ku do të kishte akses jo vetëm bashkia, por edhe policia dhe tatimet. Në këtë mënyrë sistemi do të ishte digjital dhe netët e qëndrimit kontrollohen në kohë reale. Por ende nuk ka ndryshime të bëra publike, për këtë çështje.
TAKSA E FJETJES NË HOTEL
Viti 2022 2,836,864 euro
Viti 2023 3,987,818 euro
Rritja +1,150,954 euro
TURIZMI NË SHIFRA
Janar-Mars 2024 1.535.113 të huaj
Turistë të akomoduar 172.633 të huaj
Të pa-akomoduar 1,362,480 të huaj
TURIZMI NË SHIFRA
Viti 2023 10.155.640 të huaj
Turistë të akomoduar 1.409.327 të huaj
Të pa-akomoduar 8.746.313 të huaj
M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?
-
Emigrimi
78.9%
-
Lindshmëria
17.3%
-
Vdekshmëria
3.8%
Vota total: 2249
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mbi 31 mijë të huaj hynë çdo ditë në Shqipëri gjatë majit, 973 mijë turistë! Bumi zhvlerëson valutat, euro zbret në 100.2 lekë
24 Qershor, 16:56
-
Jo vetëm det! Turistët e huaj preferojnë edhe lumenjtë shqiptarë! Kanoe, rafting dhe kajak në lumin Drin
23 Qershor, 14:47
-
Hotelet në informalitet/ 2.3 milionë turistë në 4 muajt e parë të vitit, vetëm 13% të deklaruar
22 Qershor, 16:43
-
Media franceze “Le Figaro”: Shqipëria – zbuloni destinacionin e ri turistik në zemër të Evropës
22 Qershor, 07:34
-
Pas mrekullisë së natyrës shqiptare, ja çfarë na mbetet të zbulojmë
21 Qershor, 11:56
-
Vapa “djeg” pushimet e policëve! 12 orë punë në ditë! Bisedat e efektivëve do monitorohen me aplikacion të ri
20 Qershor, 15:04
-
Lonely Planet: Shqipëria një nga destinacionet më të mira në Europë
20 Qershor, 10:01
-
Turizmi, të huajt 'vërshojnë' drejt Shqipërisë, net-qëndrimet në hotele u rritën me 74.5%
20 Qershor, 07:24
-
Pogradec, ujërat e zeza të Linit derdhen në liqenin e Ohrit! Banorët: Rama s’mbajti premtimin për kanalizimet
18 Qershor, 17:14
-
Selita e Mirditës, në kërkim të turizmit malor! Artistë e poetë promovojnë natyrën e traditën
16 Qershor, 13:30
-
Pogradeci çel sezonin turistik me panair, koncert e makina retro! Kryebashkiaku: Presim 18 mijë turistë vetëm nga gjermania
15 Qershor, 16:51
-
Ksamil, destinacioni i preferuar i të huajve në jug! Operatorët turistikë: Ka përmirësim në infrastrukturë, por problem mbetet trafiku
15 Qershor, 15:27
/ALEX/,keni shume te drejte,gjithashtu ketyre u duhen shtuar dhe turistet qe marrin dhoma ne apartamente me qera per nje minimum kohe,si dhe turistet qe vine me trailers dhe me canta/cadra kampingu qe flene ne natyre e s'kane nevoje per hotele.
PërgjigjuRegjistrohen 1/3 sepse pjesa tjeter jane Shqiptare me nenshtetesi te ndryshme dhe ne Shqiperi qeveria i quan turiste.
Përgjigju