Në 3 mars del dokumentari kundër Michael Jackson, në qendër akuza për pedofili

Në 3 mars del dokumentari kundër Michael Jackson, në qendër akuza për pedofili

Më 3 dhe 4 mars Channel 4 dhe HBO (Home Box Office) do të transmetohet dokumentari "Leaving Neverland”, që ka në qendër dy të intervistuar, që akuzojnë yllin e pop-it, Michael Jackson. Lajmin nuk e ka mirëpritur mirë familja e Michael Jackson-it. Njoftimi se dokumentari  “Leaving Neverland” do të transmetohet ka ngjallur reagimet e atyre, që mbrojnë reputacionin e artistit, që u nda nga jeta në vitin 2009. 

Dokumentari me regji të Dan Reed ka si qëllim që të nxjerrë në pah të gjitha anët e errëta të jetës së popstarit, duke shqyrtuar në brendësi pretendimet e dy të intervistuarve për pedofili.  
Diskutime ngjallin intervistat, që janë përfshirë në dokumentar, të James Safechuck dhe Wade Robson, që pretendojnë se janë abuzuar seksualisht në Neverland Ranch, rezidencën e madhe të Michael Jackson. 

 “Leaving Neverland nuk është një dokumentar, është një lloj masakre në tabloid nga një personazh, që Michael Jackson ka duruar në jetë, edhe që tani e prek edhe pas vdekjes. Filmi, shprehen familjarët, trajton si fakt akuzat të pakonfirmuara ligjërisht, në lidhje me gjërat që kanë ndodhur 20 vite më parë”. 

Sipas familjes, duket kontrovers pozicioni i një prej dy dëshmitarëve, Robsonit. Që i detyrohet për karrierën e tij si koreograf Micheal Jackon, por edhe që për 20 vjetët e shkuar ka frekuentuar shtëpinë e tij. 
Ishte pikërisht Robson, i cili e ka shpëtuar në gjykatë Jackson, kur u gjykua lidhur me pedofilinë, por sot sipas të afërmve të postarit, versioni i ngjarjeve ka ndryshuar në mënyrë të dyshimtë. “Ai më tha se nëse do ta gjenin se çfarë ishim duke bërë, ai dhe unë do të shkonim në burg”, është shprehur Robson. 

Regjisori replikon lidhur me akuzat duke u shprehur se: “Ky nuk është një film për Michael Jackson që abuzon me fëmijët. Është një film për dy familje edhe se si dy familjet kanë bërë llogaritë me atë që fëmijët e tyre kanë zbuluar shumë vite pas vdekjes së Jackson”. Ndërkohë, që edhe fansat në rrjetet sociale janë shprehur kundër filmit. Edhe në këtë rast, ka ardhur një replikë nga regjisori, i cili i cilëson “një sekt”. 

Nga ana tjetër familjarët kanë kërcënuar, se shfaqja e këtij dokumentari do të ketë pasoja ligjore për kanalet televizive që do të transmetojnë filmin.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja