Ish-deputeti Spartak Braho deklaroi në emisionin ‘Frontline Intervew’ në Report Tv se Sali Berishës i është hequr imuniteti në vitin 1998 për grusht shteti e se refuzoi që të paraqitej në komision. Për gazetaren Marsela Karapanço, Braho tha se Sali Berisha u mor me forcë, ndërsa shtoi se nuk u paraqit asnjëherë në prokurori.
‘E mban veten si kampion i zbatimit të ligjit. Në vitin 1998 prokuroria kërkoi heqjen e imunitetit të Sali Berishës për grusht shteti. Unë kam qenë kryetar i komisionit në atë kohë. E thirra disa herë që të paraqitej për të shqyrtuar. Ishte një komision miks. Madje një nga anëtarët më aktiv ishte Nikoll Lesi që votoi pro heqjes së imunitetit. Ata të PD-së nuk qëndruan, ikën nga komisioni. E morëm forcërisht Sali Berishën, ja komunikuam se komisioni ka vendosur të heqë imunitetin. Masë të cilën e miratoi po atë natë Kuvendi. 4 vite prokuroria e thirri vazhdimisht dhe ai nuk u paraqit asnjëherë. Ky është Sali Berisha. Unë atë kam hall se ky do të dalë do të bëjë rrëmuja, se do t’i shkojë polici poshtë shtëpisë dhe do të kërcënojë u hodha nga ballkoni.’- tha Braho.
Lajmi kryesor:
Spartak Braho tregon si u mor Sali Berisha me forcë në komision në '98: Është frikacak! Janë 260 djem tropojanë të vrarë, duhet të përgjigjet
M.Q./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
73.6%
-
Jo
19.4%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 875
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Azgan Haklaj zbulon 'planin e Berishës': Do rrëzohej Basha, që të vinte Argita në krye të PD! U hartua në 2021-in
17 Maj, 17:56
-
Berisha shkeli sërish arrestin, avokat Beqiri: Eurodeputeti Brook mori 300 mijë euro që të mbante fjalim te ballkoni i ish-kryeministrit
16 Maj, 19:02
-
Kërkohet përjashtimi i Irena Gjokës nga hetimet parapake, avokatët e Berishës depozitojnë kërkesën në Gjykatën e Posaçme
16 Maj, 13:07
-
'Vdiq’ baba të na lirojë krevatin', Myslim Murrizi: Bardhi, Noka dhe Këlliçi mezi presin që Berisha të arrestohet
15 Maj, 14:45
-
Meta i shkon poshtë ballkonit Berishës, ‘harron’ se SPAK po heton për aferën ‘Partizani’: Është në arrest se doli kundër Ballkanit të Hapur
14 Maj, 22:37
-
Berisha shkel sërish arrestin shtëpiak, fut në shtëpi ish-eurodeputetin gjerman Brook
14 Maj, 20:50
-
Ylli Pata: Cirku politik me helenizmin si kauzë opozitare
14 Maj, 19:52
-
Jakin Marena: Rama në Athinë, opozita jonë ‘mbron’ Mitsotakis nga Edi e Bubulina
14 Maj, 19:41
-
Afera 'Partizani'/ Berisha e Malltezi sërish në GJKKO, kërkojnë revokimin e masës së sigurisë dhe përjashtimin e gjyqtares Gjoka
14 Maj, 14:21
-
Mero Baze: Në Shkup me Gordanën kundër Greqisë, në Athinë me Belerin kundër Shqipërisë
13 Maj, 20:28
-
Jakin Marena: Rama në Athinë, ekstremistët ‘grekë’ Berisha-Meta ‘plasin’ në Tiranë
11 Maj, 21:56
-
Lulzim Basha: Po të dëgjonte këshillat e mia, do ishte më mirë për Berishën, familjen e tij dhe për PD
11 Maj, 21:07