Në arkivat serbe mund të gjenden xhevahire të fshehura për shumë udhëheqës shqiptarë

Në arkivat serbe mund të gjenden xhevahire të fshehura për shumë udhëheqës shqiptarë

Esad Pashë Toptani dhe Kuvendi i Shqipërisë

Një mangësi e historianëve shqiptarë ka qenë fakti që nuk kanë përdorur shumë arkivat serbe. Nëse nuk kanë patur akses apo thjesht kanë dashur t'i injorojnë këtë nuk e di, por është evident që ekziston si problem. Them problem pasi për serbët "çështja shqiptare" ishte një nga çështjet kryesore të politikës së jashtme dhe të brendshme, që me themelimin e shtetit serb.

Në arkivat serbe mund të gjenden xhevahire të fshehura për shumë udhëheqës shqiptarë që nga fillimi i shekullit të 19. Duke mos i studiuar ato, qoftë nga pamundësia fizike apo qoftë nga injorimi, do kemi gjithmonë një tablo të mangët të historisë shqiptare.

Në këto kushte ndonjëherë historinë e Shqipërisë e kupton pakëz më qartë nga veprat e vetë historianëve serbë.

Shembulli më poshtë është një ilustrim i asaj që po them.

Dusan Batakovic (1957-2017) ka qenë një historian për periudhën moderne dhe diplomat serb, duke mbajtur dukur dhe rolin e Drejtorit të Institutit për Studimet Ballkanike në Akademinë Serbe të Shkencave dhe Arteve. Në studimin e tij "Qeveria Serbe dhe Esad Pasha Toptani" midis të tjerash ai shkruan:

"Ministri i Brendshëm Ljubomir Jovanovic arriti në Tiranë dhe në 28 qershor 1915 ditën e Shën Vitusit, nënshkroi një traktat me Esat Pashën për një bashkim real midis Serbisë dhe Shqipërisë. Esad Pasha merrte përsipër të rregullonte kufijtë në avantazh të Serbisë në një zonë nga Pogradeci në Has. Serbia do merrte Pogradecin, Gollobordën, Dibrën, Lumën dhe Hasin deri në Spaç, derisa të vinin fuqitë ndërkombëtare të vizatonin kufijtë e rinj. Institucionet e përbashkëta parashikonin një ushtri, dogana, administratë, bankë kombëtare dhe misione tek vendet e tjera. Qeveria serbe do vinte në dispozicion të Esad Pashës ekspertë për të ngritur autoritetet dhe institucionet shtetërore.

Me ndihmën e Serbisë, Esad Pasha do të zgjidhej princ (mbret) i Shqipërisë nga një asamble prijesash, ai do bënte një kushtetute të re në marrëveshje me Serbinë dhe do të ngrinte një qeveri me njerëz që do të përfaqësonin idenë e një uniteti Serbo-Shqiptar. Traktati parashikonte që ushtria Serbe do qëndronte në Elbasan dhe mbase dhe në Tiranë derisa klauzolat e Traktatit të zbatoheshin, për të përndjekur dhe shkatërruar armiqtë e përbashkët. Nëse Esad Pasha do informohej që ushtria italiane do synonte Durrësin, atëherë ai kishte detyrim të njoftonte ushtrinë Serbe që ta kapte ajo Durrësin para Italisë..... "

Teksti është i vetshpjegueshem.

Në atë studim ka dhe perla të tjera.

Pse e zgjodha këtë pjesë?

Sepse një problem tjetër që kanë historianët shqiptarë është politizimi i tejskajshem i historisë. Dikur para 1990 të vihej një damkë tradhtari e askush nuk dilte nga ajo skemë. Pas 1990 ndodhi një politizim në krahun tjetër. Po "të kishte sharë" komunizmi në historine zyrtare, ti ishe një patriot i madh. Nuk kanë rëndësi fare faktet dhe koherenca në qëndrime. Ato ose injorohen ose interpretohen sipas qejfit. Psh nga historianët "e djathtë" sjellja e Esatit komentohet si "pragmatiste", ndërkohë që Traktati i Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke Shqipëri - Jugosllavi i 1946, komentohet si tradhti kombëtare. E ndërkohë tekstet dhe fryma janë të ngjashme (bile pak më keq në rastin e Esatit për të qenë realist) .

Në këtë mënyrë historia jonë kthehet jo vetëm në pingpong  të madh qesharak, por i fryn dhe më tepër ndasive politike në Shqipëri që dhe kështu siç janë, janë në ekstrem.

Kjo mungesë e punës mbi arkiva dhe politizimi i skajshëm i historianëve shqiptarë është një nga arsyet pse në shumë raste është mirë të lexohen autorë të huaj, para se të krijojmë një opinion tonin. Le të shpresojmë që brezat e rinj të historianëve shqiptarë të jenë ndryshe.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 14/08/2023 17:45

    Ajo dihet qe aty munde te gjesh c'do gje se kane qene bashkepuntor te tyre der te i fundit Aspirina

    Përgjigju
  • Gjergj: 14/08/2023 13:58

    Emri i Esad Toptanit, pèr ne shqiptarèt e lindur nè monizèm, èshtè njè simbol i tradhtisè dhe bashkèpunimi me armikun, kundèr kombit dhe interesave tè tij. Sado u munduan, "demokratèt" e Sali komunistit, ta bènin tè zezèn tè bardhè, jo vetèm qè nuk ia dolèn dot por edhe katranosèn gjithçka tjetèr, me qèllimin e vetèm, pèrçarjen,,,a thua se edhe ashtu siç ishte, nuk ishte e pèrçarè boll. Nuk duhet tè jesh doemos historian, pèr tè kuptuar se kujt i kanè shèrbyer politikanèt shqiptarè, qysh prej themelimit tè kètij shteti. Shumè prej tyre, kanè ardhur nè pushtet, me mbèshtetjen direkte ushtarake, tè serbève. Edhe nè "demokraci", serbèt na shoqèruan, nè ngjarjen e 2 prillit nè Shkodèr. Me atè ngjarje, u tjetèrsua rezultati i zgjedhjeve dhe dhuna barbare, solli nè pushtet "demokratèt". E njèjta pèrpjekje, me arkivolin e "heroit tè demokracisè" nè shpatulla. E vetmja kohè, ku agjenturat serbe apo greke, kishin gishtin nè gojè, ishte koha e sigurimit tè shtetit. Historianèt nè tè ardhmen, do dinè tè thonè me fakte, se koha e Enver Hoxhès, èshtè e vetmja kohè, ku u bè politikè pèr shqiptarèt, ku analfabetizmi i la vèndin dijes,,,,,pavarèsisht faktit qè askush nuk dèshiron sot tè pèrmendè monizmin, si diçka qè paska patur edhe nuanca pozitive pèr Shqipèrinè. Çfarè kemi sot nè politikèn shqiptare? Nèse nuk janè drogaxhinj dhe tè shitur,,i ke hajdutè tè burgosur apo nè arrati. Duhet tè kesh pirè 2 litra raki Skrapari, pa meze fare, pèr tè pritur diçka pozitive nga njerèz tè tillè.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?