Afera Partizani/ Berisha thyen sërish arrestin shtëpiak, kësaj radhe pret ish-deputetin e Kosovës të dënuar për vrasje

Afera Partizani/ Berisha thyen sërish arrestin shtëpiak, kësaj radhe pret ish-deputetin e Kosovës të dënuar për vrasje

Me rreth të kuq, ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci, i dënuar për vrasje

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, në arrest shtëpie për aferën Partizani, ka thyer sërish masën e sigurisë. Kësaj radhe, Berisha ka pritur në banesën e tij në rrugën ‘Mustafa Matohiti’, ish-deputetin e Kosovës Gani Geci, një personazh me dritëhije në Prishtinë, i dënuar për vrasje. 

Më 4 qershor 2021, Gani Geci ishte shpallur fajtor nga Gjykata themelore e Mitrovicës për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit në gushtin e vitit 2014. Geci ishte dënuar me 3 vite e gjysmë burg dhe është liruar nga qelia më 31 maj 2024. 

Vetë Berisha nuk ka publikuar asnjë foto nga ky takim, por Gani Geci ka zbuluar takimin përmes një postimi në Facebook, teksa ka ndarë foto me Berishën nga shtëpia dhe krahas saj shkruan: "Lufta ka një ligj me vetëm dy nene: Neni 1) Kurrë mos u dorëzo. Neni 2) Mbaje mend të parin. Salih Berisha nuk dorëzohet kurrë! Sot ishim në takim me kryetarin njëherit edhe kryetari historik i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Z. Sali Berisha.

Takimin na e mundësoi Z. Agim Rexha, kryetar nderi i Shoqatës Pan-Shqiptaro-Amerikane VATRA në Amerikë. Bashkë me ne ishin Adnan Merovci, Hysen Ibrahimi, vëllai im Fadil Geci, dhe unë, Gani Geci.

Folem gjerë e gjatë për rrjedhën historike të ngjarjeve në Republikën e Kosovës dhe Shqipërisë që nga viti 1991 deri më sot. Z. Berisha, faleminderit për pritjen edhe në këto rrethana të jashtëzakonshme! Ju jeni frymëzim i qëndresës për qindra mijëra shqiptarë."

Në takim ishte edhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Londër, Mal Berisha. Edhe ky i fundit ka ndarë foto dhe shkruan se “burrat e mëdhenj të Kosovës nuk e harrojnë kurrë Prof. Dr. Sali Berishën, njeriun që mbi gjithçka vuri çështjen e Kombit Shqiptar dhe çlirimin, ndërtimin e shtetit, njohjen e pavarësisë dhe demokratizimin e Republikës së Kosovës”.

Për ish-kryeministrin, i cili ndodhet në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit të vitit të shkuar ky takim përbën edhe një shkelje të urdhër-arrestit që gjykatat në vend kanë lënë në fuqi për të. Kjo nuk është hera e parë që Berisha thyen urdhër-arrestin duke zhvilluar takime në banesë, ndonëse sipas masës së sigurisë që është në fuqi, nuk do duhet të takojë persona të tjerë përveç familjarëve.

Shkelja e parë e masës së sigurisë ishte kur Berisha priti në shtëpinë e tij gazetarët e RAI 3, të cilët e bënë pjesë të dokumentarëve investigativë që publikuan për qeverinë Rama.

Më pas një vizitë e ish-eurodeputetit gjerman të CDU-së, Elmar Brok pasoi më 14 maj, me këtë të fundit që nga dritarja e shtëpisë së kryeministrit mbajti edhe një fjalim për protestuesit në “Rrugicën e Shpresës”.

Në fillim të muajit korrik, Berisha priti në banesë ish-kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu dhe bashkëshorten e tij, me imazhet që u shpërndanë nga stafi i këtij të fundit.

Kush mori pjesë në takimin me Berishën?

Mal Berisha, ish-ambasadori i Shqipërisë në Londër

Agim Rexhaj, President Nderi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, “VATRA”.

Adnan Merovci, bashkëpunëtori më i afërt i Themeluesit të Shtetit të Kosovës dhe sot, biografi i Dr. Ibrahim Rugovës;

Fadil Geci, bashkëpunëtor i Dr. Ibrahim Rugovës, Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-Deputet i Parlamentit të Kosovës;

Gani Geci, bashkëpunëtor i Dr. Ibrahim Rugovës, Luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-Deputet i Parlamentit të Kosovës;

Hysen Ibrahimi, ish Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë të Suedisë.

1723569746_saliberisha.jpg

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • molla: 13/08/2024 20:59

    HALEJA PRET HALET...

    Përgjigju
  • Genci: 13/08/2024 19:36

    Te gjithe bashkeputoret e milloshevic bashke! Bashke me ate bajgen qe ka vdekur se dhe ai do ishte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri një person në aksin Postribë-Prekal (EMRI)