Në ditën e katërt të karantinës, më shumë lëvizje të qytetarëve në Lezhë

Në ditën e katërt të karantinës, më shumë lëvizje të qytetarëve në Lezhë

Në ditën e katërt të karantinës, prezenca e qytetareve në Lezhë ka qenë më e lartë. Në rrugë dhe trotuare ka patur lëvizje qytetaresh, kryesisht gjatë orëve të paradites, duke injoruar në këtë mënyre masat mbrojtëse për koronavirusin.

Lezhjanët janë të vetëdijshëm për rrezikun që ka ky virus, por thonë se iu duhet të dalin nga banesat për nevojat familjare. Disa prej tyre ankohen për rritjen e çmimeve dhe mungesën e maskave nëpër farmaci. Në mungesa të qarkullimit të makinave në Lezhë po përdoren masivisht biçikletat edhe si një mënyre argëtimi.

Ndërkohë lokalet në Lezhë vijojnë t'i binden urdhrit të autoriteteve për të mos vijuar aktivitetin. Po ashtu është mbyllur edhe tregu i lirë, përjashtim bëjnë vetëm dyqanet ku shiten fruta perime dhe ushqime që janë të domosdoshme për qytetarët. Në  Lezhë vijon të ketë prezence të policisë dhe ushtrisë, të cilët pengojnë lëvizjen e mjeteve që nuk kanë autorizim.


Lajmi kryesor:

Boshatisen rrugët në Durrës, Fier e Kukës! Të moshuarit nuk binden në Vlorë e Elbasan, shpërndahen në shtëpi nga policia e ushtria


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike