Luçiano Boçi kalon herësin në Elbasan! Në PS nuk ka surpriza, Balla më i votuari

Luçiano Boçi kalon herësin në Elbasan! Në PS nuk ka surpriza, Balla më i votuari

Në qarkun e Elbasanit janë numëruar deri tani 509 qendra votimi nga 511 që janë gjithsej. PS ka marrë 8 mandate dhe  më i votuari në listën e saj është Taulant Balla i renditur në vijën e zjarrit, në pozicionin e 8-të me 21604 vota, i ndjekur nga Saimir Hasalla me 11518 vota dhe Luan Duzha me 6813 vota.

PD e cila ka marrë 6 mandate, më të votuarin ka Luçiano Boçin me 10930 vota, i renditur i 7 në listë. Ai thyen herësin dhe hynë në listën fituese, ndërsa ndiqet nga Dashnor Sula me 7523 vota. Vetë Gazment Bardhi, i pari i renditur i listës së partisë së PD në Elbasan, nuk është aq i dashur për qytetarët pais ka mundur të marrë vetëm 3984 vota.  

Në këtë qark, LSI jo vetëm ka pësuar një disfatë të fortë, por një “shuplakë” ka marrë edhe vetë Monika Kryemadhi. Ajo ka marrë vetëm 717 vota.


Lajmi kryesor:

Dy qarqe pa numëruar votat e kandidatëve/ Thyejnë herësin Boçi, Xhafaj dhe Rakipi! Ilir Beqaj nuk futet në Kuvend, edhe Spahia i PD nuk ia del


K.T.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mirlind Daku shënon gol në javën e parë të kampionatit rus

Mirlind Daku shënon gol në javën e parë të kampionatit rus