Nga Sevilja në Stokholm, termometri ka shënuar sërish rritje, në ditën e dytë të një vale nxehtësie që ka prekur të gjithë Europën, me rrezikun për të mos mundur të respektohen të gjitha masat parandaluese për të shmangur një valë tjetër të COVID-19.
Më shumë se 35 gradë Celsius pritet të arrijnë temperaturat në jug të Spanjës dhe në Portugali, ndërkohë që vendet skandinave do të duhet të shikojnë termometrin të kalojë 30 gradë Celsius, gjë e jashtëzakonshme.
Kjo rritje e temperaturave, që shpjegohet nga një masë e ajrit të nxehtë që vjen nga Afrika është kulmi i parë i vërtetë i nxehtësisë që nga ardhja e koronavirusit në jetën e europianëve.
“Megjithatë është një episod i shkurtër që nuk do të zgjasë”, theksoi meteorologia Cristina Simoes për agjencinë portugeze të lajmeve, LUSA.
Që nga e marta, plazhet dhe parqet e qyteteve kryesore të kontinentit janë mbushur pavarësisht thirrjeve për distancim fizik.
Në Britaninë e Madhe, ku temperaturat mund t’i afrohen rekordit prej 35,9 gradë Celsius për një muaj qershor arritur në 1976, autoritetet i tremben faktit të mosrespektimit të rregullit prej dy metrash mes personave.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2079
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Media britanike ‘The Telegraph’: Harta që tregon ‘Luftën e Fshehtë’ të Rusisë kundër Perëndimit
1 Dhjetor 2024, 16:49
-
'The New York Post': Evropa përgatitet për Luftën e Tretë Botërore, dokumentet sekrete gjermane zbulojnë planet
21 Nëntor 2024, 08:26
-
Evropa duhet të reagojë pas fitores së Trumpit
18 Nëntor 2024, 07:44
-
Alban Daci: Trump dhe Europa!
13 Nëntor 2024, 14:08
-
Orban paralajmëron: Nëse Trump fiton zgjedhjet në Amerikë, Evropa duhet të rimendojë ndihmën për Ukrainën
3 Nëntor 2024, 16:01
-
Evropë, rritja e të djathtës ekstreme nxit debatin mbi migracionin
3 Tetor 2024, 16:01
-
Antonio Tajani: Të përshpejtojmë integrimin e Ballkanit, s’mund t’i lëmë të presin
10 Shtator 2024, 16:13
-
21 korriku, dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë
24 Korrik 2024, 12:35
-
Pas rritjes së kërcënimi të një lufte me Rusinë, Evropa i kthehet rekrutimit ushtarak
21 Korrik 2024, 16:51
-
Hungaria dhe Serbia pritet t’i shtrojnë tapetin e kuq udhëheqësit kinez Xi
7 Maj 2024, 21:01
-
Si gangsterët e Ballkanit u bënë furnizuesit kryesorë të Europës me kokainë
4 Maj 2024, 18:04
-
Ekonomia e Europës po goditet nga të gjitha anët Në fillim Putin, tani Xi. Më pas Trump? Shkruan The Economist
28 Prill 2024, 07:45