Për të dytin sezon radhazi Milani nuk ia doli që të sigurojë zonën e Champions League, teksa këtë herë priten reagime të forta dhe një revolucion i vërtetë në nivelin drejtues.
Prej dy javësh pronari i Milanit, Gerry Cardinale, ka qëndruar pranë ekipit për t'i dhënë zemër futbollistëve, por as kjo nuk mjaftoi që kuqezinjtë të mos turpëroheshin dhe të siguronin objektivin që në dukje ishte i arritshëm.
Nëse Cardinale e mban fjalën e dhënë në deklarata, gjithë drejtuesit e Milanit janë në 'fije të perit'.
Roli i trajnerit, Max Allegri, ai që është kryesisht përgjegjës për rënien dramatike të ekipit, është gjithashtu në rrezik. E ardhmja e drejtorit sportiv, Igli Tare, 'arkitekti i një afati kalimtar katastrofik, me miliona të shpenzuara kot', është po në rrezik. Drejtori teknik Moncada dhe CEO Furlani, i cili autorizoi shpenzimet, gjithashtu rrezikojnë shumë.
Këto janë ato çka shkruajnë mediet kryesore në Itali. Pritet që Milani të fillojë një revolucion dhe drejtuesit mund të mblidhen që sot për të diskutuar përfundimet e një sezoni katastrofik. Tonet priten të larta, si edhe priten shumë 'koka të prera'.

Milani u përmbys 1-2 nga Cagliari duke e mbyllur sezonin e Serie A në vendin e pestë. Ky rezultat i la kuqezinjtë jashtë Champions League edhe për një tjetër sezon, teksa në ndeshjen e fundit mjaftonte vetëm një pikë. Të gjithë drejtuesit janë në diskutim për të ardhmen, mes tyre edhe trajneri Massimiliano Allegri.
Pas ndeshjes ai pranoi fajin për një sezon që ishte menduar ndryshe.
"Fatkeqësisht, rezultati nuk mund të ndryshohet më. Kur humb pesë ndeshje në shtëpi siç humbëm ne, katër prej të cilave ishin në gjysmën e dytë të sezonit, e meriton këtë pozicion. Sonte (dje), pas 1-0, u liruam pak dhe menduam se e kishim arritur tashmë rezultatin, u mbrojtëm dobët dhe i dhamë hapësirë Cagliarit. Ishim shumë pasivë në golat që pësuam", tha Allegri për Dazn .
Pak fjalë, kaq shumë zhgënjim: "Jam i zhgënjyer dhe i zemëruar. Ne mbetëm jashtë dhe pasi u rikthyem në rrugën e duhur kundër Genoas, nuk e prisnim një rezultat të tillë. Ky është futbolli dhe sporti. Fatkeqësisht, me shumë hidhërim, duhet ta pranojmë këtë vendim. Nuk kam asgjë për të cilën t'i qortoj djemtë, ata gjithmonë kanë dhënë atë që kanë pasur, gjatë gjithë vitit."
Cilat janë arsyet e dështimit në Ligën e Kampionëve? "Nuk e di arsyen, por padyshim që bëra diçka gabim gjatë këtyre gjashtë humbjeve. Jemi në fund të vitit dhe do të bëjmë vlerësimet e nevojshme. Rezultati do të ndryshojë peshoren në një mënyrë ose në një tjetër, por do duhet të jemi shumë të kthjellët për të shmangur gabimet."
Komente








Ndeshja e fundit 1 2
PërgjigjuJa futi mesa duket Ibrahimovic kesaj here Tares Me shokë
PërgjigjuArsyet e dështimit janë ; Tare, Jashari, Fofana, Gimenes,Selemankers, Dewinter, Flygurg këta mund të luajnë fare mirë në Seria B, ose të vijnë te Apollonia e Fierit.
Përgjigju