'Në kualifikueset e Botërorit do jemi të rrezikshëm për të gjithë', Duro: Kjo kombëtare më cilësore se ajo e 2016 (VIDEO)

Për Shpëtim Duron, specialist futbolli dhe ish-trajner i shumë skuadrave me emër në Shqipëri dhe jo vetëm, kombëtarja kuqezi me arritjen e objektivit që ishte vendi i parë në Ligën e Kombeve ka treguar një cilësi të admirueshme në fazën e sulmit.

“Ajo që më ka bërë përshtypje sidomos dy ndeshjet e fundit, sepse nuk po e përfshij sfidën me Kosovën, kemi patur gjithmonë probleme me skuadrat që na mbrohen. Pozitive është fakti që me shumë lehtësi kemi arritur të shënojmë në dy ndeshje 6 gola.”

Duro më tej tregon se çfarë e bëri diferencën te Kombëtarja në dy ndeshjet e fundit, pasi më herët kuqezinjtë kishin marë rezultate jo të mira.

“Rikthimi i Cikalleshit dhe Memushajt i ka dhënë jashtëzakonisht pjekuri dhe përvojë skuadrës, duke mos anashkaluar askënd tjetër në grup.”

Duro thotë se Kombëtaren e kanë penalizuar edhe mungesat, pasi po të ishin të gjithë është edhe më e fortë se ajo e 2016 kur ne u kualifikuam për herë të parë në Europian.

“Kemi lojtarë të talentuar si Kumbulla, 19 vjeç, dhe fotokojen e tij Ramën Çepele, Brojën. Dy lojtarët kryesorë si Abrashi dhe Hysaj. Pra pavarësisht të gjithë këtyre mungesave skuadra funksionoi. Edhe në raport me 2016 (kur kombëtarja ishte në Europian) kemi më shumë cilësi.”

A mund të kualifikohet kjo skuadër në Botëror?

“Nuk mund të japim garanci sepse e para duhet të shohim kundërshtarët që na bien përballë sepse duhet të jemi realist, por kam besim  shumë që skuadra do rritet sepse ka futbollist të rinj cilësore, do përfitojnë përvojë dhe ne do jemi kundërshtarë serioze për çdokënd.”

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale