Arrestohet 34-vjeçari në Shijak për plagosjen pranë stadiumit, i dënuar edhe më parë për vjedhje

Arrestohet 34-vjeçari në Shijak për plagosjen pranë stadiumit, i dënuar edhe më parë për vjedhje

Foto nga arrestimi i Alvaro Jasharit

Alvaro Jashari, i akuzuar për plagosje të ndodhur më 30 maj në Shijak pranë stadiumit, është vënë në prangat e policisë.

34-vjeçari, i cili nga policia konsiderohej si një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, është arrestuar në orët e para të mëngjesit në kushte të larta sigurie dhe në një aksion që zgjati vetëm katër minuta.

Jashari ka qenë i dënuar më herët për veprën penale 'vjedhje me dhunë', ndërkohë që për shkak të plagosjes së 28-vjeçarit Enri Isai do të përballet në gjykatë me akuzat "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Armëmbajtja pa leje", për të cilën Kodi Penal parashikon dënimin me burgim deri në 7 vjet.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

FNSH dhe policia kontrolle blic në Fushë Krujë

FNSH dhe policia kontrolle blic në Fushë Krujë