'Në Librari'! Botimi për Esat Pashën, pse Ismail Qemali e shihte si rival! 'Viza amerikane' e ish-gazetarit të radios! 'Misionet aleate', bashkëpunimi i britanikëve me komunistët

Titulli: “Kush ishte Esat Pashë Toptani”

Autor: Xhemal Kusi

Shtëpia botuese: “Emal”

Çmimi: 1000 lekë

Botimi “Kush ishte Esat Pashë Toptani” i shkruar në vitet ’60 nga intelektuali tiranas, nipi i Zyber Hallullit,  Xhemal Kusi, vjen i përgatitur nga studiuesi Hasan Bello, dhe shënon botimin e librin të plotë të shkruar në ato vite për këtë figurë politike.

"Xhemal Kusi ka qenë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës për një periudhë kohe dhe duke pasur parasysh se është rritur në shtëpinë e Zyber Hallullit ka njohur një sërë personalitetesh, kanë qenë burim i dorës së parë për të shkruar këtë libër. Libri fillon që me pjesëmarrjen e Esat Pashë Toptanit në Luftën turko-greke  në vitin 1897 dhe rolin që shqiptarët kanë luajtur në këtë periudhë. Pra Esat Pashë Toptani është një figurë politike që ka marrë pjesë në tri luftra, dhe nuk është se i ka marë gradat gjeneral kot. Ai mori pjesë në luftën turko-greke, në vitin 1897; Në Luftën e Shkodrës në vitet 1912-1913 dhe në Luftën e Parë Botërore në vitin 1915-1918. Më i rëndësishëm është analizimi i kësaj figure në aspektin politik, edhe për kontraditat që ka pasur me Ismail Qemalin. Kryesisht janë kontradita objektive më tepër sesa ambicie politike mes këtyre dy figurave. Kanë në thelb tre arsye kryesore:  çështjen e kryeqytetit; Dhënien me koncension së Bankës Kombëtare, dhe dhënien po me koncension të minierës së Selenicës. Janë tre shkaqet kryesore që krijuan përçajre mes dy grupimeve politike, njëri i drejtuar nga Ismail Qemali dhe tjetri nga Esat Pashë toptani, kjo shpërndan më tej dhe atë hijen që është hedhur për vite me radhë rreth kësaj figure gjatë periudhës komuniste. Duke e veshur 'çarjen' e këtyre personaliteteve  vetëm për ambicie politike. Ismail Qemali e shifte si rival me peshë Esat Pashë Toptanin sepse ka një dallim të madh mes tyre... nëse Ismail Qemali kishte një përgatitje të madhe teorike. Esat Pashë Toptani ishte një politikan i terrenit", shprehet studiuesi Hasan Bello, që përgatiti për botim librin.

Titulli: “Viza Amerikane”

Autor: Shefqet Meko

Shtëpia botuese: “M & B”

Çmimi: 1000 lekë

Ish-gazetari i Radio-Tiranës, Shefqet Meko, sjell për lexuesit librin “Viza amerikane”. Prej ’99-ës në Amerikë, autori, njohës i mirë i të dy realiteteve përshkruan në novelën e tij ëndrrën amerikane të shumë shqiptarëve.

"Novela në fjalë ka një ngacmim të brendshëm duke përjetuar Amerikën me turbulencat e shoqërisë shqiptare dhe memorien e autorit që moshën më të bukur ja ka dhënë një kohe tjetër , moshën më energjike prapë një tranzicioni të mundishëm dhe një moshë të dytë dhe prapë të mundimshme ja ka dhënë Amerikës e cila të shtrydh dhe nuk të fal...

"Është historia e një njeriu, që nuk besoj se është i vetëm, por që në mënuyrë figurative përfaqëson një ëndërr të vjedhur, një ëndërr mashtruese shqiptare, sepse të gjithë pas kohës që përmbysëm erdhëm me një dëshirë të madhe për të qenë më të mirë, për të qenë më të begatë , më të drejtë me njëri tjetrin në shoqëri dhe me vetë politikën. Për fat të keq në mënyrë të dhimbshme shikojmë se ëndrrat tona janë grabitur, ëndrrat tona nuk përfaqësohen ashtu siç i kishim. Dhe heroi im kryesor është pikërisht shembulli i njeriut që e do vendin, e do familjen , e do biznesin dhe lirinë që ka fituar por gjen pamundësinë për ta konkretizuar.  Artan Pojani heroi i novelës sime është një njeri që e do më shumë se unë që kam ikur Shqipërinë. Madje ai vendos që pasi përpiqet të fitojë disa herë vizën amerikane e shikon lumturinë e vet te Shqipëria dhe përpiqet duke punuar, duke investuar... Krijon një pasuri, një mirëqënie me dëshirën për ta vizituar Amerikën si turist, po edhe kjo i mohohet. Këtu fillon drama e vërtetë..." tregon autori Shefqet Meko.

Titulli: “Misionet aleate në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, 1943-1944)”

Autorë: Lorenc Agalliu & Endrit Musaj

Botim i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave

Çmimi: 800 lekë

“Misionet aleate në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore (1943-1944)” dhe raporti tyre me forcat politike dhe ushtarake në Shqipëri vijnë në një botim me përmbledhje dokumentesh që publikohen për herë të parë, nga studiuesit Lorenc Agalliu dhe Endrit Musaj.

“Në tërësinë e tyre dokumentet janë pothuajse të gjitha dokumente që bëhen për herë të parë publike për opinionin dhe mbase për studiuesit , për historinë, marrëdhëniet ndërkombëtare apo edhe për fusha të caktuara që kanë interes për këtë dokumente. Aleatët, kryesisht anglezët, sepse misionet aleate në Shqipëri drejtoheshin nga Anglezët dhe diviza e tyre, teoria e tyre ishte që do të mbështesnin çdo forcë politike dhe ushtarake në Shqipëri e cila bashkëpunonte dhe do të ishte kundër pushtuesve , pra kundër italianëve dhe gjermanëve Mirëpo forca ushtarake dhe politike në Shqipëri më e organizuar rezultoi të ishte Lëvizja Nacional Çlirimtare e udhëhequr nga komunistët dhe terreni që gjetën, aleatët në Shqipëri, ishte bashkëpunimi që u ofrua pavarësisht nga të gjitha palët, por më të aftë për të tërhequr këtë bashkëpunim dhe për të përfituar nga ndihma e Aleatëve ishin pikërisht komunistët.  Si udhëheqës politikë dhe ushtarakë kryesorë të Lëvizjes Nacionalçlirimtare ishin Enver Hoxha dhe gjeneral Spiro Moisiu. Dhe pothuajse një pjesë e mirë e korrispodencës bëheshin me këto dy krerë. Ka dhe dokumente me komunikime me personazhe të tjerë si Sali Butka etj. Pavarësisht se ishin partizanët ata që luftuan, pa ndihmën e britanikëve, rezultati i Luftës ndoshta s'do të ishte i njëjtë", shprehet studiuesi Lorenc Agalliu.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindje ’cowboy’! Beyoncé performon bashkë me vajzën e saj Blue Ivy

Krishtlindje ’cowboy’! Beyoncé performon bashkë me vajzën e saj Blue Ivy