Në liqenin e Ohrit ndalohet noti për pushuesit /ARSYEJA që të gjithë duhet ta lexoni

Në liqenin e Ohrit ndalohet noti për pushuesit /ARSYEJA që të gjithë duhet ta lexoni

Në liqenin e Ohrit është vendosur tabela e ndalimit të larjes në liqen. Shkak është bërë ndotja nga ujërat e zeza. Komuna nuk ka ndërmarrë asnjë hap për ta zgjidhur këtë çështje edhe pas paralajmërimeve nga UNESCO dhe afateve të përcaktuara për fillimin e zbatimeve të masave të nevojshme.

Sipas medieve vendase ndalimi i notit nis nga kështjella e Samuilit në plazhet e Partizanit. Në plazhin Mizo, i cili ndodhet në plazhin e vjetër  të qytetit, janë larguar 200-300 turistë të huaj. Në vendpushimin Partizan janë larguar rreth 100 fëmijë.

Informacioni zyrtar lidhur me këtë çështje mungon. Vendasit janë shprehur se kolektori i ujërave të zeza nuk ka qenë në funksion dhe të gjitha ujërat e zeza janë derdhur direkt në liqen.

Qendra për Shëndetin Publik ka vendosur menjëherë tabelat paralajmëruese, pas analizave të para të ujit.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dejan: 13/07/2019 21:58

    Ju lutem sqarojeni cila pjese e liqenit eshte se gjyna gjith ato biznese te Pogradecit.

    Përgjigju
  • altini: 13/07/2019 14:42

    Kjo eshte pjesa maqedonase, jo ajo shqiptare.

    Përgjigju
  • Flutura: 13/07/2019 12:18

    Cilesoheni ne cfare pjese te liqenit ndalohet larja se ne zonen e Pg.nuk ka ndonje tabele te tille dhe ujrat duken te pastra. Jam per fund jave dhe shoh shume pushues ne plazh, pavarsisht kohes se fresket te ketyre diteve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm