Siç dihet në diktaturën komuniste në Shqipëri, jo të gjithë njerëzit mund të punonin në frontet e punës që dëshironin. Mjaft njerëz me “njolla në biografi” paçka se të zotë kalonin në një zinxhr vuajtjesh, si: punë e detyruar, dhunë psikollogjike dhe fizike, pra, një jetë në skëterrë.

Punët e tyre shtriheshin në bujqësi, ndërtime industriale, tharje kënëtash, ndërtime urbane dhe puna në minierat e kromit dhe bakrit, pra punë nga më të rëndat. Ndërkohë, edhe personat që kërkonin të futeshin në Partinë Komuniste, duhet që të punonin në frontet më të vështira para pranimit si një formë testi dhe prove paraprake, në mënyrë që të ishin persona të denjë për t’u bërë pjesë e Partisë Komuniste./Tema