Të gjithë në shtëpi nga koronavirusi/ Shijoni 'spektaklin' nga 'vetëkarantinimi'...kumbon himni kombëtar (VIDEO)

TIRANË- Nëse keni pasur në lagje një instrumentist, që shpesh mund t'ju ketë mërzitur me provat që bënte në shtëpi, sot do ta vlerësoni më shumë se kurrë.

Pas duartrokitjeve për mjekët që po luftojnë me koronavirusin, një nismë e veçanta u ndërmor nga ministria e Kulturës dhe në fokus janë instrumentistët.

Sot , në orën 12:00 ata patën një mision të veçantë: të zgjojnë me muzikë shqiptarët që janë në vetëkarantinim. Një nismë e tillë është parë edhe në Italinë fqinje, por është shtrirë edhe në Shqipëri si një mënyrë shumë e veçantë për ta kaluar më lehtë vetëkarantinimin dhe për të ndihmuar në luftën psikologjike këdo që i duhet të qëndrojnë brenda katër mureve, për të shpëtuar vendin.

Ndërkohë një ambulancë, që në normalitet simbolizon një jetë që është në rrezik, në këtë orar qarkulloi në rrugët e boshatisura të Tiranës, duke lëshuar tingujt e himnit kombëtar, që bëri që të gjithë të dalin në ballkone për ta shijuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:11
Edhe Noeli i vogël nga Korça na jep mesazhin e fortë të sensibilizimit (VIDEO)

Edhe Noeli nga Korça një vogëlush që po qëndron në shtëpi në këto ditë të vështira për vendin tonë nga COVID-19, i është bashkuar nismës që të dhurojë muzikë nga dritarja e shtëpisë. Me një çifteli në dorë, Noeli ka dhuruar tingujt sensibilizues me mesazhin për të qëndruar të gjithë në shtëpi.

Ora 13:03
'Unë qëndroj në shtëpi' - Instrumentistët dhurojnë spektakël nga 'vetëkarantina' (VIDEO)

"Hej me pozitivitet do ia kalojmë, forca, rrini në shtëpi", është mesazhi i instrumentistëve të dy Orkestrave Kombëtare, Orkestra e Radios dhe Orkestra e Operës si dhe nga Pedagogë të Universitetit të Arteve.

Një sensibilizim me nismën "unë qëndroj në shtëpi" me këngën e Michael Jackson "heal thë ëorld"

Ora 12:37
Studentët nga Shkodra nga ballkoni dhurojnë muzikë që qetëson shpirtin (VIDEO)

Edhe dy studentë nga Shkodra iu bashkuan nismës së Ministrisë së Kulturës.

 

Ora 12:16
Koronavirusi/ Himni kombëtar kumbon nga ballkonet e shqiptarëve (VIDEO)

Shiu nuk ka penguar aspak shqiptarët të bëjnë gjestin e veçantë dhe emocionues për të dhënë sadopak shpresë dhe ndërgjegjësim në ditët e vështira që Shqipëria po kalon na COVID-19. Të gjithë të mbyllur në shtëpi, kanë dalë në ballkone për të kënduar himnin kombëtar, në përgjigje të nismës së Ministrisë së Kulturës, që sot në 12:00 dritaret e shqiptarëve të kumbonin nga muzika. Kjo është një video nga Komuna e Parisit që qytetarët kanë sjellë në redaksinë e Shqiptarja.com ku dëgjohet himbi komëbëtar.

Shumë artistë dhuruan nga shpirti i tyre artistik duke luajtur nga ballkonet pjesë muzikore, si trombisti i parë i TKOB, Ilir Kodhima dhe Flogert Shatraj, instumentist.

 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besi: 15/03/2020 14:32

    Me ken mi pa kshtu tuj knu n'ballkon ku me e marr ,por mas tju shof ma te ura e Bunes

    Përgjigju
  • astr: 15/03/2020 13:02

    kno moj kardinalja shkodrs kno

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dorian Teliti sulmon kryebashkiakun e PD, Fisnik Qosja: Kavaja, një qytet i vdekur

Dorian Teliti sulmon kryebashkiakun e PD, Fisnik Qosja: Kavaja, një qytet i vdekur