Në prag të ngritjes së KLP dhe KLGJ, ambasadorja gjermane: Rruga drejt një drejtësie të pavarur dhe të besueshme

Në prag të ngritjes së KLP dhe KLGJ, ambasadorja gjermane: Rruga drejt një drejtësie të pavarur dhe të besueshme

Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schutz

Nesër dhe pasnesër (11-12 dhjetor) ngrihen dy prej institucioneve më të rëndësishme të Drejtësisë ë Re, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. Në një postim në Facebook, ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schutz shkruan se formimi i këtyre institucioneve është një garanci drejt një sistemi drejtësie të pavarur dhe funksional. Schutz thekson se Shqipëria është në prag të një momenti të rëndësishëm për konsolidimin e shtetit dhe ligjor dhe kthimin e besimit të qytetarëve te sistemi i drejtësisë. 

Reagimi i plotë i ambasadores gjermane:
"Këtë javë jemi përpara vendimesh të rëndësishme në kuadër të reformës shqiptare në drejtësi - një prej prioriteteve kyç në përafrimin e Shqipërisë me BE-në. Zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë janë gurë të rëndësishëm kilometrazhi në rrugën drejt një sistemi të pavarur, profesional dhe efektiv drejtësise. Unë jam e bindur se Shqipëria ka tanimë mundësinë të konsolidojë shtetin ligjor dhe besimin në drejtësinë e saj".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë