Në prag të shkarkimit nga Kushtetuesja, Meta përgatitet për 'luftë' mediatike! Tender për blerjen e pajisjeve televizive

Shkarkimi i Ilir Metës nga posti i Presidenti tashmë është në dorë të Gjykatës Kushtetuese. Edhe pse vete Meta e priti me këngë e valle vendimin e shkarkimit  të tij nga Parlamenti, faktet tregojnë se në fakt situata për të nuk është aq e qetë. Presidenca ka hapur një tender për blerjen e pajisjeve televizive më 7 qershor 2021 dhe do të mbyllet më 17 qershor 2021 dhe ka vlerën e 21 milionë lekëve që do të merren nga buxheti i shtetit.

Në tender përfshihen pajisjet e shumta që shërbejnë për ngritjen e një televizioni. Nuk është e qartë se pse presidencën mund t'i duhen të gjitha to pajisje, por duket se heshtja dhe 'qetësia' e Ilir Metës do të shoqërohet me betejë të fortë mediatike në një kohë ku Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë për regjistrimin e çështjes së shkarkimit të tij dhe të pranojë apo jo shqyrtimin e saj.

Kërcënimet me marrje sfurqesh dhe prerje duarsh nuk funksionuan dhe duket se tashëm Meta ka gjetur një mënyrë tjetër betejën atë mediatike për të bërë rezistencën e tij të fundit.

Tenderi i hapur nga Presidenca

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Vlerësimi që ju keni për punonjësit e Policisë së Shtetit është?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

'Ta bëj unë krevatin për fëmijën...', 'Mobilieri' mashtron policin brenda në komisariat