Në punishten më të vjetër të poçarisë në Tiranë, mjeshtri që mban gjallë traditën e lashtë

Në një intervistë në ‘Rreze Dielli’ vizituam poçarinë më të vjetër në Tiranë.

Në Shqipëri poçaria cilësohet si një ndër profesionët më të vjetra, por dalëngadalë po humbet e po zhduket dhe gjithmonë e më rrallë mund të gjesh punishte dhe mjeshtra të këtij zanati. Në zonën e Farkës dhe në të gjithë Tiranën nuk punojnë më tepër se tre apo katër poçar, por ende gjendet një mjeshtër i cili e ka filluar këtë profesion që në moshën 20 vjecare dhe sot pas 45 vitesh vazhdon ende të punojë në fabrikën e tij modeste. Bashkim Plaku i kalon ditët duke prodhuar gota, shtamba e vorba, proçese të cilat kerkojnë krijimtari dhe delikatesë.

‘’ Para viteve 90’ tava dhe vorba ishte më pak e përdorur, ne më shumë bënim vazo lulesh, qypa, katruve, enë të tjera balte, tavë dhe vorbë shumë pak, mbas vitit 90’ me ndryshimin e sistemit në një farë mënyre nuk po përdoreshin fare, mbas viteve 84-85’ vorba dhe tava u futën në masë’’ thotë mjeshtri Bashkim Plaku.

Edhe pse shitjet nuk janë më si më parë, ai vazhdon të mbajë gjallë një traditë të bukur si punimet prej balte  duke sfiduar edhe ditët e ftohta të dimrit, që shpesh herë i  dëmtojnë ato , por pasioni dhe dashuria për traditën e kanë bërë mjeshtrin që të mos heq dorë nga profesioni i vështirë, sidomos në periudhën e pandemisë:

‘’Në kohë të pandemisë ashtu si të gjithëve  na ka bllokuar jashtë mase shumë, unë rreth 80% të prodhimit e kam nëpër lokale. Të rrallë janë ata që marrin një tavë për qejf, për familjen apo vorbe për fasule, familjet janë shumë të rralla.Pra 80% janë lokalet, lokalet gjatë gjithë verës u mbyllën. Përshembull unë kam shumë lokale dasmash kam një klient të shkëlqyer nga Burreli që merr këto tavat e mëdha që kishte rreth 60 dasma për këtë verë, nuk bëri asnjë prej pandemisë, por do merrte nga këto tavat e mija, do merrte 100 copë, kështu që për mua janë minus.

Profesioni i poçarit  i ka sjell mjeshtrit edhe probleme shëndetësore, por ai përsëri nuk ka hequr dorë:

‘’Temperatura e lartë në pjekje, lagështira gjatë gjithë kohës, ne jemi jetë shkurtër në këtë pjesë’’ thotë mjeshtri Plaku.

‘’ Deri tani nuk kam pasur, pjesërisht po themi myk në lëkurë nga lagështira, por ndjehesh mirë në krahasimin e të qenurit i pavaruar, një ekonomi e kënaqshme, jo për tu pasurur ana tjetër pastaj është ana psikologjike që është anti-stres‘’  

Megjithë vështirësitë e viteve, shtuar këtu edhe pandeminë që i ka bllokuar punën mjeshtri Bashkim Plaku mbetet i kënaqur nga profesioni që ka zgjedhur.

 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!