/ATSH-Z.Tosku/-Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, në një status në rrjetin social "Facebook,  bën me dije se ne datat 23 -27 mars do te organizohet  "Java e rinisë" ne Qytetin Studenti.  Gjatë kësaj jave në qytetin Studenti do të organizohen mbi 20 aktivitete ndersa organizatat rinore do të organizojnë dhe nje Panair në sheshin "Demokracia".
"Gjithçka që doni të dini për të rinjtë në Shqipëri e gjeni gjatë 'Java e Rinisë' në Qytetin 'Studenti'. Panairi i Organizatave Rinore do të qëndrojë i hapur përgjatë gjithë javës në Sheshin 'Demokracia'. Çdo ditë një seri takimesh informuese mbi mundësi punësimi, aftësimi, socializimi, konkurimi, aplikimi e gjithçka tjetër keni imagjinuar!  E sigurisht shumë aktivitete argëtuese që finalizohen me koncertin e së Enjtes", nënvizon në Facebook, ministri Veliaj.