Tirane- Më shumë para po qarkullon jashtë bankave gjatë këtij viti. Rekordi është regjistruar në muajin qershor, ku sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ishin jashtë sektorit bankar më shumë se 395 miliardë lekë, duke regjistruar rritje me më shumë se 7 miliardë lekë në raport me janarin e këtij viti. Paraja fizike dominon në ekonominë e vendit, pasi me lekë në dorë mund të blihen nga produktet ushqimore deri tek mallrat e kushtueshme si mjete apo prona.
Kjo ‘traditë’, i hap shtigje informalitetit, e bën më të vështirë luftën ndaj pastrimit të parave duke ndikuar negativisht në ekonomi, pasi qarkullimi i parasë është i pakontrolluar. Për këtë arsye shpesh është diskutuar kufizimi i përdorimit të parasë cash, por ende nuk ka një vendimmarrje. I vetmi kufizim është ai për bizneset të cilët janë të detyruar që pagesat mbi 150 mijë lekëve t’i bëjnë në rrugë bankare, kurse për individët s’ka kufizime.
Banka qendrore thotë se pavarësisht se ka rritje të pagesave elektronike, përsëri duhet bashkëpunim mes institucioneve për të ulur përdorimin e parasë fizike.
“Përdorimi i parasë fizike mbetet një fenomen mbizotërues në ekonominë shqiptare, i cili mbart kosto të larta për të. Bashkërendimi i përpjekjeve me të gjithë aktorët relevantë, si dhe rritja e edukimit financiar për nxitjen e përdorimit të instrumenteve sa më efikase dhe me kosto të ulëta përbën një nga prioritetet e Bankës së Shqipërisë”, thotë banka në raportin e saj vjetor.
PARAJA JASHTË BANKAVE
Janar 2024 388,326 mln lekë
Qershor 2024 395,396 mln lekë
Rritja +7,070 mln lekë
S.G/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
49.6%
-
Jashtë
17.5%
-
Nuk lëviz
32.9%
Vota total: 1832
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Skandali me mikrokreditë! BSH reagon pas letrës së Begajt: S'kemi lejuar paligjshmëri! Kemi përmirësuar kuadrin rregullativ mbikëqyrës për blerjen e kredive me probleme
1 Gusht, 15:36
-
Tregtia në ‘krizë’ ul besimin me 3.7%, ndërtimi dominon ekonominë edhe në sezonin e verës
1 Gusht, 13:52
-
Bizneset pa staf, shkak konkurrenca ndërkombëtare për punonjës të kualifikuar! BSH: Pagat të rriten në bazë produktiviteti
31 Korrik, 18:02
-
Skandali me mikrokreditë, Presidenti Begaj letër Kuvendit: Dyshime se sistemet mbikëqyrëse s'funksionuan! BSH toleroi shoqëritë financiare (LETRA)
31 Korrik, 14:49
-
Shqipëria, një ekonomi e dominuar nga monedha evropiane nga depozitat, kreditë e deri tek borxhi! Kursimet e shqiptarëve 54% në euro!
22 Korrik, 17:36
-
Përdorimi i monedhës europiane në vend të Lekut, Çoçoli: Momenti i duhur! Bizneset mos të pranojnë Euro, ndryshe të gjobiten
20 Korrik, 13:39
-
Mero Baze: Skandali me borxhet e këqija të mikrokredive, si skemë grabitje
19 Korrik, 21:30
-
Antarësimi i Shqipërisë në zonën e pagesave në Euro, Sejko: Përfundimi në vitin e parë 20 mln euro! Reduktohet pastrimi i parave
17 Korrik, 20:05
-
Fatos Çoçoli: Pse pavarësia e BSH është e shenjtë?
14 Korrik, 14:29
-
Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë për stabilitetin e kursit të këmbimit të lekut
12 Korrik, 21:47
-
Normat maksimale të interesit të kredisë konsumatore ulen për 6-mujorin e dytë, arrijnë 95%
12 Korrik, 07:53
-
Kë po heton SPAK në Bankën e Shqipërisë për mashtrimin me mikrokreditë?
8 Korrik, 20:33