TIRANË- Për ish-kryeministrin Sali Berisha thirrja e tij në SPAK për të dhënë llogari për privatizimin e ish kompleksit Partizani është bërë sepse Edi Rama kërkon të fshehë vjedhjet me inceneratorët. Megjithatë Berisha tha se do të shkojë dhe të përgjigjet.
“S’kam marrë asnjë flet thirrjeje nga SPAK por nëse po do i përgjigjem çdo fletë thirrjeje. Është totalisht përpjekje mjerane nga Rama për incenratorët dhe çështje të tjera. Unë shkoj gjithmonë sa herë të thirrem, sidomos kur bëhet fjalë për një organ akuze edhe pse notohet në detin e falsitetit unë nuk hezitoj kurrë të përgjigjem”, tha Berisha.
E djeshtmja ishte dita kur nisi radha e marrjes në pyetje të personave që kanë dijeni për çështjen e aferës së privatizimit të ish kompleksit Partizani. Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, pa praninë e një avokati, është paraqitur dje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku është marrë në pyetje. Ndërsa për çështje ditësh, në zyrën e prokurores Enkelda Minollai, e cila po heton aferën e privatizmit të ish-kompleksit, pritet të thirren edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, një prej pronarëve kryesorë të pallateve që fshiu gjurmët e kompleksit Partizani.\
Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme. Ka qenë kreu i grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla i cili ka paditur në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit 'Partizani' për pastim parash.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.5%
-
Jo
47%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 4293
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj ndan fotot nga rindërtimi i shkollës ‘Edith Durham’: Më burgosën pa gjyq, dosja u bë enkas për të më mbajtur larg punëve të qytetit
18 Shkurt, 20:16
-
Arrestimi i Erion Veliajt/ Demalia për Report Tv: Pse SPAK ka lënë në sirtar 21 janarin e Gërdecin, janë vrarë njerëz! Berisha kërkon ta shkrijë që të shpëtojë familjen
18 Shkurt, 19:32
-
Arrestimi i Veliajt/ Bala: ILD të sqarojë si u bë noteri-prokuror! Elezi: Kush i kundërvihet SPAK, nuk bëhet mazhorancë!
18 Shkurt, 18:17
-
Do korruptonin gjyqtarin me 5 mijë euro, Apeli lë në fuqi dënimin më 3 vite burg për avokatin Arben Lena
18 Shkurt, 15:11
-
Edhe Meta si Berisha: Pas 11 majit, vetting reformës në drejtësi e SPAK-ut! U kap nga Edi Rama
18 Shkurt, 14:49
-
"87 herë sinjali në Kavajë!" Veliaj nga burgu: Prokurori dyfytyrësh, më kapi me shtëpi në dorë nga qelizat e telefonit tim, isha në zonë për fushatën e PS!
18 Shkurt, 14:28
-
‘Do e shkrij!‘ Sali Berisha nuk tërhiqet: SPAK prokurori politike! Rama e quan buf kënete, kryetari i PD-së ia kthen: Je zogu sqep-këpucë, ha zogjtë e tu
18 Shkurt, 14:06
-
'SPAK do përfundojë në koshin e plehrave', Rama ironizon sërish Berishën me bufin e kënetës: Kuak kuak kuak (VIDEO)
18 Shkurt, 12:53
-
Carlo Bollino: Standardi i dyfishtë i klanit Berisha, herë për të qeshur, herë për të vjellë
18 Shkurt, 12:18
-
Rama: E vetmja garanci e SPAK jam unë e PS, SHBA iku! Bufi i kënetës thotë do e shkrijë, Noc Rrokun! Arrestimi i Erion Veliajt ishte i panevojshëm
18 Shkurt, 08:35
-
Evi Kokalari replikon me konsulentin amerikan të Berishës: Sa u pagove për punën e pistë? Sorosin e solli Saliu në Shqipëri
17 Shkurt, 23:09
-
Arrestimi i Veliajt/ Muça: Rama po kërkon standarde! Pse heshtin institucionet e drejtësisë kur Berisha thotë do shkrij SPAK?
17 Shkurt, 22:35
Se mos eshte vetem /Partizani/,sikur te rikontrollohet cdo objekt shteteror qe eshte privatizuar,ose //nxjerre jashte funksionit//,cdo sip.truall e toke keto 31 vjet,kush e beri,si e beri,per llogari te kujt,kush e bleu,gjerat do te ishin shume me ndryshe ne Shqiperi.
Përgjigjupo ti ke vjedh mer hajdut jo ai se ai po ben vec pun ne te miren tone
Përgjigjuske pune tjeter yi o sali qe mmerresh me lloqe e
PërgjigjuO legen po esht e kunderta po tenton ti ta mbulosh bemen me inceneratoret
PërgjigjuPo ty te doli kjo ka nja 5 vjet kurse incineratori nje vit ka
PërgjigjuO Sali gallata inceneratoret i ka marre ne dore spaku, ti pergjigju per krimet e tuaja ne spak dhe nuk ka nevoje per llomotitje se asgje nuk ndryshon.
Përgjigjutakohemi ne spak o sale , jam ilir meta ahahhah
PërgjigjuIk pergjigju njehere per krimet e tua sepse per inceneratoret jane denuar disa persona dhe do te denohet cdokush qe kanshkelur ligjin me to por ti ske c thua me edhe vetem ate ke ne mendje
PërgjigjuBjeri bjeri po me nje vrime ti o sali
PërgjigjuKeto taktika i di mire ti se ca nuk ke bere ne kohen tate o plak matuf
PërgjigjuPirdh pirdh se lirohesh o sale , nje vrime i bie ti na je bo bajat prej vitesh
Përgjigjusdi tpermendi krimet qe ka ber nkohen e vet por flet budalliqe per ramen. sala njeri idiot
Përgjigjuky berisha nje njeri i mbaruar nuk e kuptoj kush i degjon budalliqet qe flet
PërgjigjuKur prizatizove ish lompleksin partizani te pelqeu dhe tani qe te thirrwn ne spak per te vertetn del evthia qe e ka bo rama po ik more plak matufe se ti vec ke vjedh ne kete vend asgje tjeter ske bere
PërgjigjuTi o sali di te hedhesh fajin vetem fe te tjeret se ca lidhje ka rama me thirrjen tende ne spak vec ti e di se ja fut lot se ske ca te thuash per keto krime te bere
Përgjigju