Në spitalin Infektiv deri në 10 urgjenca në 24 orë, mes të shtruarve edhe turistë të huaj! Mjekja: Kujdes grumbullimet gjatë sezonit

Në spitalin infektiv COVID-3 janë të shtruar dhe shtetas të huaj që kanë ardhur në vendin tonë për pushime. Mjekja infeksioniste Ermira Muça Mina thotë se në urgjencën e infektivit ka dhe raste të pacientëve që kanë ardhur direkt nga plazhi.

“Kemi patur shtetas të huaj me agjensi tuistike ardhur, nisur me temperaturë që andej, me temperaturë qëndrojnë nëpër plazhe dhe pastaj vijnë tek ne me forma të mesme dhe jo të lehta.”

Mesatarisht në spitalin COVID-3 paraqiten në ditë 10 pacientë. ndër personat e shtruar mbizotërojnë të pavaksinuarit dhe të personat me sëmundje bashkëshoqëruese, ndërkohë gjatë muaj vetë fundit nuk ka patur shtrime të grave shtatzëna në infektiv.

“Pacient të rënduar në infektiv ka padiskutim fare, grupmoshat më shumë janë diku tek 60,75 apo 80 vjeç. Në përgjithësi janë pacient me sëmundje bashkëshoqëruese duke përfshirë sëmundjet e aparait kardiovaskular, mund të jenë probleme kardiake, hipertension, probleme me diabetin, mund të jenë probleme të sferës neurologjike. Ne në urgjencën polivalente jemi thirrur disa herë nga gra shtatzëna , diku tremujori i dytë apo i tretë i shtatzënisë, por me forma minimaliste, domethënë pasi janë plotësuar me ekzaminimet përkatëse dhe nga ana klinike kanë qenë të qeta dhe janë kthyer për t’u ndjekur në vazhdimësi nga mjeku I familjes dhe gjinekologu.”

Javët e fundit referuar shifrave zyrtare ka patur mesatarisht 2-3 humbje jete çdo 24 orë nga koronavirusi. Specialistët këshillojnë shmangien e grumbullimeve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente