Basha mbledh më 9 shtator Këshillin e PD, pritet shkarkimi i Gazment Bardhit si Sekretar i Përgjithshëm! 3 emrat që përfliten për kreun e grupit

Mes zhvillimeve të vrullshme në kampin opozitar, ku deputetët e Bardhit dhe të Berishës bashkë me aleatët u ulën bashkë në një tryezë, Lulzim Basha njofton mbledhjen e Këshillit Kombëtar të dalë nga kuvendi i 2 shtatorit 2023.

Mbledhja do të mbahet më 9 shtator, pikërisht në të njëjtën sallë ku u zhvillua sot takimi i Gazment Bardhit me Sali Berishën në Hotel Tirana dhe ku iu bashkuan 43 deputetë për të unifikuar siç u deklarua, qëndrimet e tyre në parlament kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama.

‘Duke iu uruar për zgjedhjen Tuaj si anëtar të Këshillit Kombëtar në Kuvendin e PD më 2 shtator 2023, iu njoftojmë se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të bëhet ditën e shtunë, datë 9 shtator 2023, ora 11:00 për të zgjedhur strukturën drejtuese të Partisë Demokratike. Mbledhja do të mbahet në Hotel Tirana, salla Balsha, kati i dytë.’- njofton PD.

Pika e vetme e rendit të ditës është zgjedhja e strukturës së re  drejtuese të PD-së.

Në këtë mbledhje pritet të përcaktohet dhe kush do të jetë në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, post i cili mbahet nga Gazmend Bardhi por që pritet të shkarkohet pas veprimeve të fundit me të cilat I ka dalë kundër Bashës dhe sot u ul në një tavolinë me Berishën dhe deputetët mbështetës të tij.

Në Kuvendin Kombëtar Basha mori vendim për ndryshimin e statutit të PD-së sipas të cilit kreu i grupit Parlamentar është kryetari i Partisë Demokratike. Në këtë mënyrë Basha shkarkoi Bardhin nga posti I kreut të grupit parlamentar.

Në mbledhjen e 9 shtatorit Këshilli Kombëtar do të zgjedhë kryesinë e Kuvendit, sekretarët, nënkryetarët dhe zëdhënësin e grupit të PD-së.

Vetë Basha ka thënë se nuk do të jetë kryetar i grupit parlamentar, dhe se atë funksion do ta delegojë tek njëri prej 4 nënkryetarëve të tij zgjedhur. Burime për shqiptarja.com bëjnë me dije se emrat të cilët përfliten të mbajnë këtë post janë Orjola Pampuri, Kreshnik Çollaku ose Flutura Açka.

Zhvillimet brenda PD-së kulmuan sot (5 shtator 2023) me tryezën ku Gazmend Bardhi dhe deputetët mbështetës të tij ishin ulur përballë Sali Berishës dhe besnikëve të tij. Të dy 'harruan' fyerjet dhe akuzat për siç deklaruan të unifikojnë qëndrimet e tyre parlamentare. 

Takimi duket se ishte një kundërpërgjigje ndaj kuvendit të thirrur nga Lulzim Basha dhe vendimit për t’i hequr Bardhit drejtimin e grupit parlamentar. Gjithsej në takim morën pjesë 43 deputetë, 4 online, 21 prej tyre të grupit Berisha, si edhe 4 aleatët Agron Duka, Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Dashamir Shehi, 16 deputetë nuk ishin të pranishëm.

Ndërkohë Basha në anën tjetër po paraditen e sotme mblodhi Kolegjin e Kryetarëve nga ku u përcolli mesazhin e qartë deputetëve kundër "Udhë të mbarë në bunkerin anti- amerikan. 

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Spak: 06/09/2023 11:50

    Jane Shqiptare! Kur ne Media flet akoma Cim Peka,Genc Burimi,Blendi Salianji o Zot ku jemi! Jane aq budallenj dhe jashte realitetit ose jane te paguar nga Saliu! Pra si mundet me keta lloj njerezish mund te behet politike,si mund ta bejne keta Shqiperine! Do te kthehemi edhe nje here ne 96-97? U be Saliu demokrat me Gazin apo me Mulin?

    Përgjigju
  • genti: 06/09/2023 10:53

    Basha duke qene se sdi te beje asgje tjeter ne jete ,eshte qepur fort pas politikes dhe amerikes ,por si ka bere llogarite mire se bashen se voton askush ,dhe kur vjen puna tek vota amerika ste ndihmon dot .....

    Përgjigju
  • Tralala zura nje gale: 06/09/2023 07:25

    Sa te. jete. kjo. opozite. e. qelbur. ne. Shqiperi. PS. do. te. sundoje. per. jete. e. mot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës