Një urim ndryshe nga të tjerë, në këtë 28 vjetor të Partisë Socialiste. Ndonëse nuk është më pjesë e PS-së, Saimir Tahiri nuk ka kursyer një urim për PS-në, në qendër të së cilit ka vendosur disa figura që ndoshta nuk janë shumë të njohur për qytetarët, por për socialistët po. Socialistë të vërtetë i quan ai, që nuk kanë gabuar kurrë.
"E njeh Norën, po ke shkelur të paktën një herë në pragun e PS! Të përshëndet e përqafon me dashuri, siç ka bere me mua çdo herë, që shumëvjet më parë. Socialiste e thjeshtë nga ato që opozite a pushtet qofshin të tjerët, nuk i bën asnjë dallim.
Si Nora, është Tasha, Ida, Teuta, Dhurata, Haxhiu i ndjerë, e shume të tjerë që kanë qenë e janë të zotët e shtëpisë në selinë e PS, në çdo ditë e date! Bashkë me mijëra njerëz të tjerë që të PS kanë parë forcën e shpirtit për të ardhmen e fëmijëve. Ne të tjerët edhe kemi gabuar, këta jo! Kurrë!
Gëzuar për ju, e për gjithë njerëzit që duan Shqipërinë", shkruan Tahiri.


Postimi i Saimir Tahirit
Lajmi kryesor:
'Armëpushim' për ditëlindjet/ PS feston 28-vjetorin, Basha bëhet 45, Rama: I uroj shëndet, por jo fitore
