… Varri ndodhej buzë rrugës. Atje ngrihej një rrasë e madhe e lëmuar dhe thuajse e zezë. Mbi të ishin shkruar emrat e të jatit Hermanit dhe dhe të së ëmës, Julias.
Franc Kafka vdiq në sanatoriumin Kierling të doktor Hofmanit që ndodhej në rrethinat e Vjenës . Ai u shua më Një qershor të vitit 1924 në moshën e re dyzetenjë vjeçare po me njëmbëdhjetë qershor trupi tij sillet në Pragë dhe varroset në varrezat hebreje të Pragës ku prehet edhe sot e kësaj dite.
Ai qe biri i Herman Kafkës dhe Julia Lëvi. Të dy prindët e tij vdiqën pas djalit të tyre, i jati në vitin 1931 kurse e ëma tre vjet në vonë d.m.th. në vitin 1934.
Franci pat edhe tri motra dhe të trija u internuan e vdiqën në një kamp nazist.

(Në foto: Shkrimtari dhe përkthyesi Gjergj Vlashi, pranë varrit dhe shtëpisë së Franc Kafkës në Pragë, Çeki)
Shtëpia e tij e lindjes ndodhet në lagjen e vjetër të kryeqytetit çek në pikën ku kryqëzohen rrugët Karplen dhe Maisel në një zonë të banuar kryesisht nga hebrenj.
Në pikën ku puqen këto dy rrugë, ndodhet shtëpia ku ai lindi. Në murin e saj është vendosur një pllakë me portretin e Francit në spikamë. Në krahun e majtë të saj ndodhet një kafe e bukur që mban emrin Kafka kurse përballë është një shesh që mban edhe ai emrin e shkrimtarit të shquar.
Disa qindra metra më tej ndodhet një shitore që quhet Muzeu Franc Kafka, e cila përmban suvenire të tij dhe ksombëla të veprave që ai ka shkruar.
Morëm një taksi dhe e porositëm të na çonte tek varret e reja të hebrenjve ku ndodhet pikërisht varri i shkrimtarit.
Varreza nuk ishte larg, nja njëzet minuta nga lagja e moçme. Ajo ndodhej në Strasnice, kështu quhen varrezat e reja hebreje në kryeqytetin e Çekisë.
Zbritëm tek hyrja e varrezës, hymë në zyrat dhe atje na informuan ku ndodhej varri i Franc Kafkës.
-Do ta gjeni kollaj – na tha nëpunësi – rrugës do të shihni disa tabela që lajmërojnë saktësisht vendin ku ndodhet varri i tij.
Varreza ishte e gjerë, e organizuar më së miri, me rrugëza të pastra që e përshkojnë atë kryqetërthuer dhe ishte hijerëndë.
Sapo bëmë disa metra pamë tabelën e parë ku ishte shkruar Dr. Franc Kafka dhe tregonte drejtimin ku duhet të ecnim.
Më poshtë pamë edhe dy tabela të tjera që na çonin drejt varrit të Franc Kafkës.
Tekembramja u gjendëm para varrit që kërkonim. Varri ndodhej buzë rrugës. Atje ngrihej një rrasë e madhe e lëmuar dhe thuajse e zezë. Mbi të ishin shkruar emrat e të jatit Hermanit dhe dhe të së ëmës, Julias.
Në pjesën e poshtme të rrasës së madhe ndodheshin tufa me lule që i kishin vënë aty admiruesit e tij të shumtë
Anash ndodhej edhe një tabelë që nderonte kujtimin e tri motrave të shkrimtarit që vdiqën në kampin nazist.
Përreth ishte qetësi dhe dëgjohej vetëm fëshërima e erës së lehtë që përkundte pemët e larta. Aty zotëronte një atmosferë hijerëndë që të shtynte në qëndroje i heshtur, i kredhur në mendime për këtë shkrimtar të madh që i dha një drejtim të ri letersisë e la vepra të jashtëzakonshme.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 7 Shtator 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com