TIRANË- Në vend të librave, çantat e mbushura plot me hashash. Dy nxënës të një shkolle të mesme në kryeqytet janë kapur në flagrancë me lëndë narkotike në në çantat e shkollës, ndërsa ky fakt ka ngritur në alarm policinë. Lënda narkotike iu gjet dy nxënësve të shkollës "Avni Rustemi" në rrugën e Durrësit.
Policia njoftoi sot se dy adoleshentë kanë rënë në prangat e policisë të Tiranës, pasi në çantën e tyre të shkollës është gjetur 440 gramë kanabis sativa.
Adoleshentët e arrestuar janë me inicialet M.B dhe F.H. Kjo ngjarje e rëndë ka alarmuar policinë duke sjellë kontrolle të imtësishme edhe në shkolla të tjera në kryeqytet.
Nxënësit janë marrë në pyetje me qëllim për të zbuluar se ku e kanë gjetur lëndën narkotike, ku do e përdornin dhe sa persona janë të përfshirë në këto veprime të paligjshme.
Nga hetimet e kryera, policia e Komisariatit Nr 3 zbuloi se nxënësit kishte 3 ditë që lëviznin me drogë me vete. Qëllimi, sipas policisë, ishte që ta shisnin drogën në doza të vogla tek nxënësit e tjerë, një fakt tronditës ky.
Drogën ua kishte dhënë një i afërm nga Burreli, siç kanë pohuar vetë të miturit. I afërmi është shpallur në kërkim, sakaq Gjykata ka vendosur detyrim paraqitje për dy të miturit.
Redaksia Online
XH.K/d.b/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com