Në Vlorë priten reshje intensive shiu, bashkia apel qytetarëve: Jini vigjilentë, mos parkoni mjetet në zonat me risk! Grupet e punës do të jenë në terren 

Në Vlorë priten reshje intensive shiu, bashkia apel qytetarëve: Jini vigjilentë, mos parkoni mjetet në zonat me risk! Grupet e punës do të jenë në terren 

Qyteti i Vlorës pritet që të preket nga reshjet e shiut me intensitet të lartë në orët në vazhdim. 

Për të shmangur incidentet, Bashkia Vlorë i ka bërë apel qytetarëve që të jeni vigjilentë dhe të mos parkojnë mjetet në disa zona në qytet, si Biblioteka Publike, pranë Kishës Orthodhokse, në "Skelë" te dykalimshi.

Po ashtu, bashkia bënë me dije se grupet e punës së bashkisë do të jenë në terren për të monitoruar.

Njoftimi bashkisë:

“Të dashur qytetarë! Në orët në vijim priten reshje shiu me intensitet të lartë. Ju lutemi të jeni vigjilentë dhe të mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë si: Albano&Romina, Biblioteka Publike, pranë Kishës Orthodhokse, në "Skelë" te dykalimshi.

Grupet tona të Ujësjellës Kanalizime dhe Bashkisë së Vlorës, do të jenë në terren në monitorimin e situatës dhe në ndërhyrje sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme.

Nëse hasni problematika nga reshjet e shiut me prezencë të ujit, na kontaktoni: Emergjencat: 112, Facebook: Ujësjellës Kanalizime Vlorë, Instagram: uk_rajoni_vlore, Facebook: Bashkia Vlorë

Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj! Faleminderit

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Ambasada afgane në Londër do të mbyllet pas shkarkimit të diplomatëve

Ambasada afgane në Londër do të mbyllet pas shkarkimit të diplomatëve