TIRANE-Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi pasditen e sotme një takim me të rinjtë në selinë blu në përkujtim të 2 korrikut, ditës kur shqiptarët u futën nëpër ambasada pas rënies së komunizmit. Basha deklaroi se kryeministri Rama është bërë si lideri i Koresë së Veriut, kur komenton hapjen e negociatave. Për Bashën tre janë problemet që ka Shqipëria dhe që duhet të zgjidhen për t’u hapur negociatat “Qeveria e lidhur me krimin, drejtësia e kapur nga Rama dhe ekonomia”. I pyetur nëse është gati që të bashkëqeverisë me PS, pa Ramën kryeministër për hapjen e negociatave, ai u shpreh se;

PD nuk bën asnjë koalicion me Ramën dhe qeverinë e tij të krimit, synimi ynë është largimi i tij, aq më shpejt do të hapen negociatat. Kjo është e keqja e vendit, të ndahemi një orë e më parë.

Lulzim Basha

Lideri i PD ishte i ashpër edhe me ambasadoren e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin, e cila u shpreh sot se politika duhet të bashkohet, ndryshe integrimi vështirësohet.

Më vjen keq që edhe sot ka pasur investime Don Kishoteske, nga ndonjë i huaj, që është vegla e Ramës Problemi këtu nuk është komunikimi opozitë-qeveri, por qeverisë së lidhur me krimin. BE ka folur qartë, nuk e pranon mashtrimin, ai ka pasur edhe dëshmitarë të rremë që nuk kanë parë krimin, korrupsionin dhe drogën. Në Europë hyhet vetëm me të vërteta. Nuk i ka mbyllur dyert konflikti politik, ata që thonë këtë janë mercenarë të Ramës. Ndërsa përsqatjet që ‘hajde puthuni’ janë anti-europiane, pasi demokracia europiane ka në themel antagonizmin. Si u shërbehet qytetarëve duke u bërë fresk apo duke u përballur? ‘Jo bashkëpunimi, jo puthuni, jo kërceni bashkë’, ne nuk bashkëpunojmë me qeverinë e krimit dhe drogës.

Lulzim Basha

Basha komentoi edhe ngecjen e hetimeve për rastin ‘Babale’. Report Tv mësoi sot se nga komunikimet e prokurorisë me palën italiane është konfirmuar se përgjigja do të vonojë për disa kohë për shkak të mungesës në kompetencave, pasi nuk dihet ende nëse ekspertimin duhet ta bëjë ministria italiane e Drejtësisë apo Ministria e Brendshme.

E dëgjuat sot se cfarë bënë me regjistrimin. Dy muaj u munduan t’ua veshin italianëve, kur ata nuk e morën përsipër, tani do të shkojnë ta çojnë në një laborator tjetër, por e kotë është kjo, pasi analizën politike ia ka bërë laboratori i Surrelit, të vërtetën të gjithë njerëzit. Të gjithë e dinë se është regjistrim autentik, vëllai i ministri të Brendshëm vijon që të bëjë trafik. Këta duan të bëjnë budallenj të gjithë Vlorën dhe Shqipërinë, që të mbajnë Fatmir Xhafën

Lulzim Basha

Përsa i përket projektligjit për teatrin e ri kombëtar dhe rregulloren e Kuvendit kryedemokrati paralajmëroi se;

Nëse do të hedhin këtë hap për teatrin do të përballen me opozitën. Tifozëve të Brazilit u uroj për rezultatin, të Belgjikës nuk besoj se ka shumë, kështu që në orën 19:00 bashkoheni me aktorët, nuk do i lëmë vetëm.  Të enjten e ardhshme duan të vendosin standardin ‘Tahiri’ në rregullore, që të thonë këta bëjnë provat, nuk bëjnë provat dhe e kanë ruajtur në javën pas vendimit, thikë pas shpinës. Kësaj duhet ti japim fund me cdo kusht. 

Lulzim Basha

Duke u ndalur te ekonomia, Basha tha se Shqipëria kontrollohet nga 5 oligarkë, që sipas tij pastrojnë paratë e Ramës.

Pesë oligarkë kontrollojnë sot Shqipërinë. Ky që bën stadiumin me kullë merr çdo tender. Pesë kompani kontrollojnë gjithçka dhe biznesi i vogël po shkon kokëposhtë

Lulzim Basha