Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, teksa ka postuar foto nga takimi i Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian ka nënvizuar se diskutimi ka qenë i frytshëm.
Varhelyi shkruan se sot është konfirmuar perspektiva e Ballkanit Perëndimor për në BE është e padiskutueshme dhe se duhet nisur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Në Këshillin e Punëve të Jashtme për Komisionin Evropian sot ishte një diskutim i mirë për Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar se perspektiva e rajonit në BE është e padiskutueshme dhe angazhimi për të rritur më tej angazhimin. Nevoja për të filluar bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë“, shkruan Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian.
Lajmi kryesor:
Këshilli i BE: Thelbësore që negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë sa më shpejt! Borrel: Duhet të ecim përpara! Varhelyi optimist
