Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë përgëzon Shqipërinë pas vendimit të BE që përcaktoi datën e hapjes së negociatave, qershorin e 2019. E ndërsa e cilëson si një vendim pozitiv, ambasada vlerëson progresin që ka bërë Shqipëria, ndërsa shton se tashmë duhet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe, sidomos atë në drejtësi.

Përgëzojmë Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe. Ne e nxisim Shqipërinë që të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar

Ambasada e SHBA

Liderët e BE vendosën dje në Luksemburg se negociatat për Shqipërinë do të hapen në qershorin e 2019, ndërsa kanë lënë një vit kohë për të realizuar disa nga reformat kyçe, kryesoja ngritja e SPAK-ut.