Pas vendimit të Këshillit Europian për të hapur negociatat me Shqipërinë brenda vitit 2019, reagimet ka patur edhe nga opozita. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka theksuar se krimi dhe korrupsioni po mbajnë peng të ardhmen e vendit. Basha parashikon se edhe në 2019-ën vendimi i BE për Shqipërinë jetë refuzues si sot.

REAGIMI I BASHËS
Hapja e negociatave për Shqipërinë u shty edhe për një vit. Krimi dhe korrupsioni po mbajnë peng të ardhmen tonë. Pa luftuar krimin dhe korrupsionin, vendimi në 2019 do jetë refuzues si sot.
Tani është momenti për një kthesë të madhe për të shpëtuar vendin dhe të ardhmen tonë europiane. 

Ndërsa, ish-kryeministri Sali Berisha, në një status në Facebook, shkruan se qeveria e shet si sukses por ky ishte dështim. 

Reagimi i plotë:
“Me Ramen nuk ka integrim!
Nje deshtim i plote dhe i merituar i Norieges dhe Narkoshtetit te tij!
Te dashur miq, pasi kishin premtuar hapjen pa kusht te negociatave ne qershor te vitit 2018, narkoqeveritaret me ne krye Noriegen moren sot per te dyten here kartonin e kuq mos hapjen e negociatve me BE!
Me gjithe kete, Noriega dhe narkoministrat e tij, si horra dhe funderrina, per te mashtruar shqiptaret me gojen e Ditziut shprehin gezim dhe servirin si sukses vendimin per shtyrjen dhe vendosjen e kushteve per hapjen e tyre ne fundin e vitit 2019 siç thote deklarata e Keshillit te Ministrave.
Kesaj i thone te konsiderosh deshtimin sukses! Keta nuk kane fytyre, moral as dinjitet! Jane turpi i Shqiperise, Ballkanit dhe Europes! Sb.

Sali Berisha, ish-kryeministri

Një tjetër reagim që ka pasuar është dhe ai i nënkryetarit të PD-së, Edi Paloka. Në një reagim në Facebook, Paloka shkruan se negociatat nuk u hapën pas bashkëpunimit Rama-Xhafaj-Balla. 

Reagimi i plotë:
“Ja se si pafytyresia te nxjerr te sinqerte padashje. 
E quan “fitore” mos hapjen e negociatave.
E ben me shprese se do vazhdoj te mashtroje shqiptaret, por pa dashje thote nje te vertete; per Ramen eshte vertete “fitore” qe negociatat nuk u hapen. 
Ai ishte i vetmi qe deshironte dhe punoi bashke me Tahirin, Xhafajn, Ahmetajn, Gjiknurin, Dakon, Ballen...qe negociatat te mos hapen. 
Eshte teresisht “merite” e tij qe na e mbyllen deren dhe nje here. 
Po nuk larguam Ramen do na largohet Evropa.

Edi Paloka, nënkryetar i PD-së

S’ka munguar as komenti i deputetit demokrat, Tritan Shehu.

Shehu thotë se negociatat dështuan dhe se ministri Bushati duhet të jepte dorëheqjen. Shehu thotë se ministrat e BE-së kanë rrëzuar propozimin e këtij komisioni për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Reagimi i plotë:
Pse dhe cilin falenderon Ministri Bushati per deshtimin e Negociatave?!
Me e ndershme do ishte te ipte doreheqjen se bashku me Qeverine Rilindase.
Falenderon se Ministrat e Jashtem te BE-se rrezuan propozimin e Komisionit?!
Falenderon se Samiti as do ta marre ne shqyrtim Shqiperine!?
Falenderon se gjithecka do te shqyrtohet ndoshta ne qershor te 2019?!
Nuk u miratua asnje celje, as me kusht e as pa date.
Pra cdo gje nga fillimi, si vite me pare, si qe nga 2013-ta.
Fatkeqesi kombetare kjo nga keq qeverisja, bashkejetesa me krimin, drogen, korrupsionin, nga modelet Lindore, qe deklarohet nga kjo qeveri se po aplikon ne nje vend Perendimor....
Ne fakt te gjitha bashke keto edhe te tjera...

Tritan Shehu, deputet i PD-së