Ditëlindja e Sali Berishës! I pandehur për korrupsion për dosjen 'Partizani', fryn qirinjtë e 80 vjetorit në 'arrest shtëpiak'! Kardiologu që la profesionin për politikën

Ditëlindja e Sali Berishës! I pandehur për korrupsion për dosjen 'Partizani', fryn qirinjtë e 80 vjetorit në 'arrest shtëpiak'! Kardiologu që la profesionin për politikën

Tesera e Partisë së Punës së Shqipërisë, e Sali Berishës

Tirane- Ish-kryeministri Sali Berisha feston sot 80-vjetorin e tij. Një ditëlindje aspak e zakonte për kryetarin aktual të PD-së, pasi do i fikë qirinjtë e tortës nga “arresti shtëpiak”, ku ndodhet prej 30 Dhjetorit të vitit të kaluar, pas masës së marrë dhe lënë në fuqi nga dy shkallët e GJKKO-së dhe e Larta, me kërkesë të SPAK, për dosjen “Partizani”.

Ndaj tij rëndon akuza e “korrupsionit pasiv”, teksa me të njëjtën masë sigurie ndodhet edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, po për të njëjtën çështje, teksa ka edhe akuzën e pastrimit të parave.

Sipas masës dhe procedurës së Kodit Penal, Berisha nuk mund të takohet me askënd në banesë, pa lejen e SPAK dhe GJKKO, kështu që do të jetë i kufizuar sot në festimin e 80-vjetorit të tij.

I lindur më 15 Tetor 1944, në fshatin Viçidol të Tropojës (Kukës), Berisha njihet si kardiolog që la profesionin në vitin 1991 për politikën, që shërbeu si presidenti i dytë i Shqipërisë në vitet 1992–1997, e më pas më 2005 si kryeministër.

Nën drejtimin e tij ndodhën edhe tre  nga tragjeditë më të mëdha të vendit, rënia e piramidave dhe trazirat 1996-1997, Gërdeci më 15 Mars 2008 me 26 të vrarë dhe 21 Janari 2011 me 4 protestues të opozitës së atëhershme, mazhorancës së sotme, të vrarë në bulevard nga Garda e Republikës.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama-Kurti duhet heqin doganat dhe kufirin Shqiperi-Kosovë, jo marrveshje sportive! 4-vjeçari më i ftohtë i Albinit

Spahiu: Rama-Kurti duhet heqin doganat dhe kufirin Shqiperi-Kosovë, jo marrveshje sportive! 4-vjeçari më i ftohtë i Albinit